Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

738 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, kush do te luaje ne vendin e Sensit kunder Sassuolos? Conte ka nje favorit ne mendjen e tij!

Inter, kush do te luaje ne vendin e Sensit kunder Sassuolos? Conte ka nje favorit ne mendjen e tij!
Inter Club Staff

Ndeshja me Juventusin tashme eshte prapa shpine, e kane radhen kombetaret dhe me pas rinis perseri rrugetimi i Interit.

Ne prag te turnit te radhes se kampionatit kunder Sassuolos, Antonio Conte do te duhet te beje llogarite edhe me mungesen e Stefano Sensit, nje nga lojtaret me te rendesishem te Interit per shkak te nje problemi muskular.

Per kete ka folur sot Corriere dello Sport qe ka analizuar edhe alternativat ne dispozicion te teknikut te Interit.

“Me Juventusin Conte zgjodhi Matias Vecino qe pas nje momenti te gjate veshtiresite, arriti te rekuperonte ne minutat e fundit.”

“Por karakteristikat e tij jane ato te “sulmuesit ne mesfushe” dhe jo ato te “ndertuesit” ne mesfushe si Sensi.”

“Sensi per Interin eshte bere thelbesor pikerisht per karakteristikat e tij. E duke pare gjithashtu se Vecino eshte me kombetaren e po ashtu edhe Barella, te gjitha alternativat te bejne te mendosh se nga minuta e pare ndaj Sassuolos do te luaje Gagliardini, nje element tjeter qe ka karakteristika te tjera.”

“E verteta eshte se i vetmi ne skuadren zikalter qe eshte shume i ngjashem me karakteristika me Sensin eshte Borja Valero, por ai do ta kishte shume te veshtire te luante 90 minuta duke llogaritur edhe intensitetin qe kerkon Conte.”

“Keshtu, ne kete moment, favoriti kryesor per te zevendesuar ne skuader Sensin ndaj Sassuolos eshte italiani Gagliardini qe ne transferten e fundit ndihmoi Interin te fitonte me 10 lojtare.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.