
Juve-Inter, sherr i madh ndermjet skuadrave ne tunel pas ndeshjes: “Ja cfare ka ndodhur. Lojtaret rrezikojne…”
Kur perpara ndeshjes kemi thene se Juventus-Inter nuk eshte asnjehere nje ndeshje si te tjerat, e kishim me te vertete.
Keshtu ndodhi: Interi fitoi nje ndeshje vertete emocionuese ku ne fushen e lojes praktikisht ndodhi gjithcka.
Por me sa duket, edhe pse nuk eshte zbuluar asgje deri diten e sotme (dy dite me pas), pas ndeshjes ka pasur nje sherr te madh ndermjet dy skuadrave.
“Tensioni i post-ndeshjes ne fund te Juventus-Inter te dielen ne darke ka qene shume i larte.”, shkruan Corriere dello Sport.
Ata tregojne edhe detaje te tjera: “Me sa duket dicka vertete jo e pelqyeshme ka ndodhur ne momentin kur Handanovic dhe skuadra po festonin fitoren e ndeshjes.”
“Skuadra e Juventusit e zhgenjyer nga rezultati dhe nga arbitri i ndeshjes, kane filluar te ngacmohen me fjale me ata te Interit.”
“Jane leshuar fjale te renda dhe per pak sa nuk eshte shkuar ne kontakt fizik. Gjakrat jane ndezur shume shpejt ne ato caste.”
“Vetem nderhyrja e personelit te stadiumit dhe steward kane ndalur qe situata te shkonte me tej dhe te degjeneronte ne nje sherr fizik.”
“Diten e sotme do te kuptohet nese do te kete pasoja disiplinore ne komunikaten e Gjykates Sportive ne Itali.”