Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

506 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, kush eshte titullari ne kete moment: Lautaro apo Icardi? Ja pergjigja sipas Gazzettas!

Inter, kush eshte titullari ne kete moment: Lautaro apo Icardi? Ja pergjigja sipas Gazzettas!
Inter Club Staff

Me Genoan, Spalletti ka hedhur Icardin si sulmues qendre ne sulmin e Interit te perbere nga Matteo Politano dhe Ivan Perisic. 

Pas nje mungese qe zgjati me shume se 2 muaj (mbi pesedhjete dite), Maurito ka rifituar nje bluze titullari ne nje ndeshje.

Nuk pritej qe ai te kishte menjehere impakt tek Interi, por me sa duket ai me te vertete eshte nje lojtar jashte serie dhe arriti te behej menjehere protagonist tek skuadra zikalter.

Por nderkohe qe Icardi nuk ishte, dikush tjeter vodhi skenen: behet fjale per Lautaro Martinez i cili arriti ta shfrytezonte mungesen e Icardit per te rene ne sy dhe per te treguar qe Interi nuk ka bere gabim qe ka besuar tek ai ne vere.

Por me sa duket, sipas mediave ne Itali Spalletti i ka idete e qarte se kush do te jete titullari deri ne fund te sezonit.

Sipas asaj qe tregon Gazzetta dello Sport dhe Tuttosport sot, “Spalletti do te rinise cdo gje nga Lautaro Martinez sepse tashme ai eshte titullari ne syte e tij dhe lojtar me funksional se Icardi”.

“Martinez eshte e ardhmja per Spallettin, ndersa Icardi eshte thjesht nje futbollist funksional ne kete moment sa per te kapur Champions League: tifozet nuk e kane kuptuar (disa) ende kete gje.”

“Por dihet qe ne vere pritet te largohet edhe tranjeri zikalter dhe aty mund te ndryshojne shume gjera. As kjo nuk duhet lene jashte diskutimit…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.