Inter, ky derbi eshte nje cmenduri: “Antonio Conte deri te premten do te kete ne dispozicion vetem…”
Sot do te vije pergjigja e testit te radhes se xhiros se tamponave te bere nga lojtaret e Interit qe nuk kane shkuar me Kombetaren.
Jane kater lojtaret qe presin pergjigjen te izoluar ne qendren sportive ne Pinetina: Handanovic, Padelli, Ranoccchia dhe Darmian.
Sipas Tuttosport, ky derbi eshte nje cmenduri, sidomos per Interin: “Eshte nje vigjilje derbi shume te komplikuar per Antonio Conten.”
“Per kete ka te beje sidomos edhe procedura e detyruar e lojtareve qe jane grumbulluar me kombetaret respektive.”
“Ata, sapo te rikthehen ne Pinatina, do te duhet te bejne fillimisht tamponin dhe me pas te fillojne te sterviten.”
“Kjo do te thote se deri te premten, Conte do te kete ne dispozicion nje grup prej shtate lojtaresh.”
“Nuk eshte nje e pavertete, jo, edhe pse duket nje cmenduri duke qene se Interi do te luaje me Milanin te shtunen.”
“Por Conte deri te premten, do duhet te kete te beje vetem me nje grup prej shtate lojtaresh per te pergatitur kete derbi.”
“Fillimisht do te vijne ne Appiano me shpejt se te tjeret vetem Hakimi (i cili vjen neser), dhe me pas Brozovic (qe nuk luan dot me Kroacine per shkak te nje skualifikimi) dhe Pinamonti qe ka qene i grumbulluar me Italine e U21.”
“Hakimi de Perisic po organizojne udhetimin e kthimit, por deri diten e djeshme nuk dihej me siguri ora kur ata mund te jene ne Milano.”
“Nderkohe, do te jene plot 12 lojtaret e Interit qe te enjten do te vine ne Pinetina vetem per te bere testin: Barella, D’Ambrosio, Sensi, Kolarov, Perisic, De Vrij, Lukaku, Lautaro, Sanchez, Vidal ed Eriksen.”
“Per ata, do te kete nje pritje 24 ore per te marre vesh nese jane pozitive apo jo dhe mund te zhvillojne vetem nje stervitje ne prag te derbit te Milanos.”