Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

770 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nje lajm shume i keq i eshte dhene dje Ivan Perisic nga drejtuesit dhe nga Conte: ja detajet

Inter, nje lajm shume i keq i eshte dhene dje Ivan Perisic nga drejtuesit dhe nga Conte: ja detajet
Inter Club Staff

Icardi jashte projektit dhe ne merkato, Nainggolan i derguar ne huazim tek Cagliari dhe me te gjitha gjasat tani e ka radhen Ivan Perisic. 

Contes ju desh te punoje njehere me te per te kuptuar nese do mund ta perdorte ne skemat e tij por provat qe ai beri nuk rezultuan te suksesshme dhe keshtu per Perisic nuk ka pasur shume lajme te mira diten e djeshme.

“Kroati ne krahasim me te tjeret dukej se e kishte nje mundesi reale ose ndoshta pse jo, dy mundesi.”

“Ai ka qene gjithmone ne listen e te shitjeve ne rast te ndonje oferte te mire por nuk ka qene ne asnje moment jashte projektit teknik.”

“Ofertat per te nuk kane ardhur (vleresimi i Interit per te eshte 30 milione euro) dhe per te jane studiuar disa role ne skuadren e Contes. Por asgje per te bere ne kete drejtim. Nje tjeter koke per tu prere sepse stafi teknik tashme e ka marre vendimin.”

“Sipas tyre dhe Contes, kroati duhet te largohet. Nese nuk do te jete e mundur te shitet do te pranohet edhe huazimi per te. Nje zgjidhje alla Nainggolan me pak fjale.”

“Kjo gje nuk do te behet per te fituar para, por per te ndryshuar faqe njehere e mire. Ne kete menyre po hiqen nga skuadra protagonistet e nje sezoni te mbushur polot me tensione, ceshtje dhe mosmarreveshje ne dhomat e zhveshjes”, shpjegon Gazzetta dello Sport.

ROLI – “Ideja e teknikut ne fillim te grumbullimit veror ishte ajo per ta perdorur Perisic ne krah. Spalletti me te kishte rregulluar shpesh mbrojtjen dhe i kishte thene bravo edhe disa here publikisht per rekuperimet ne mbrojtje.”

“Gjithesesi Conte ka shume dyshime per kapacitetin e tij per ta mbajtur perqendrimin e larte per 90 minuta dhe per te bere presion tek kundershtari ne cdo moment.”

“Sidoqofte, eksperimenti per Conten me Perisic zgjati vetem disa ndeshje: kunder Luganos Ivan Perisic beri shume mire ne sulm dhe tek nje pjese loje luajti mire. Por pas sfides se pare te vertete ndaj Manchester United erdhi edhe deklarata e Contes ku e ‘ngeli ne klase’ kroatin.”

“Tekniku zikalter tha se nuk e konsideron me nje lojtar krahu per skemat e tij por nje sulmues. Keshtu, ne ndeshjet e mbetura ne sulm luajne te rinjte dhe Ivan Perisic qe luan pothuajse titullar.”

“Por eshte e qarte se karakteristikat e tij edhe per kete rol nuk jane adapte sepse ai merr krahun shpesh ndersa sulmuesi ne mendjen e Contes duhet te sulmoje me shume porten e nuk duhet te ngadalesoje aksionin ne krah.”

“Prandaj Conte nuk shikon tek ai nje lojtar qe mund te ndihmoje skuadren duke pare se ne krah ai nuk ndihmon dot dhe ne sulm Conte do te kete ne dispozicion lojtaret qe ka kerkuar ose lojtare me karakteristika te ngjashme me ata qe ka kerkuar.”

HUAZIMI – “Interi keshtu eshte gati per te sakrifikuar lojtarin e radhes: Conte deshiron kater sulmues ne skuader (pervec Esposito qe do jete ndermjet Primaveres dhe skuadres se pare).”

“Politano preferohet me shume se Perisic per te qene ne skuader si sulmues rezerve. Italiani ish-Sassuolo ishte pare si nje lojtar i sakrifikueshem por eshte pare se eshte me mire te largohet kroati.”

“Keshtu, Conte dhe drejtuesit i kane dhene nje lajm te keq diten e djeshme Perisic: eshte jashte projektit por nuk ka asnje nxitim. Ai duhet te kerkoje nje skuader me qetesi. Gjithesesi ky eshte nje problem goxha i madh per Perisic qe mund te humbase kombetaren tek Interi ndersa ne Premier League e ka shume te veshtire te transferohet duke pare se merkato ne Angli mbyllet neser.”

“Nderkohe, nje opsion i rendesishem mbetet edhe Monaco qe deri me tani eshte skuadra e vetme qe ka kerkuar informacione per te. Edhe pse nuk do te deshironte te largohej, fakti qe do te ishte nje sulmues rezerve, do te bente detyra qe nuk eshte i mesuar ti beje, me nje tranjer qe e konsideron pak, e kane bindur ate qe eshte me mire nese gjen nje skuader tjeter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.