Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

162 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, lajme te mira: nje lojtar i demtuar nga kater qe ishin te shtunen, ndaj Sampdorias vetem nje mungese!

Inter, lajme te mira: nje lojtar i demtuar nga kater qe ishin te shtunen, ndaj Sampdorias vetem nje mungese!
Inter Club Staff

Ka lajme shume te mira nga kampi zikalter ne Appiano Gentile per sa i perket te demtuarve dhe lojtareve qe munguan apo paten probleme me Napolin.

Sipas asaj qe tregon Sky Sport Italia, skuadra e Interit ka arritur te rekuperoje tre lojtare nga kater te demtuarit.

Kete mengjes jane stervitur me grupin edhe D’Ambrosio me Godin por edhe Stefan De Vrij.

Hollandezi kishte dale i demtuar nga fusha me Napolin, por me sa duket ka qene thjesht nje bllokim muskular momental per te dhe demtimi nuk ka qene serioz.

Nderkohe, dy mbrojtesat e pare nuk ishin nisur fare per ne Napoli per shkak te demtimit dhe gjendjes fizike te tyre.

Por me ne fund ata jane rikthyer te sterviten diten e sotme me shoket e skuadres, nje lajm shume i mire per Interin.

I vetmi problem me shtepine zikalter tani mbetet Matias Vecino. Ai ka problem ne menisk dhe nuk pritet te kthehet per te pakten 15-20 dite.

Ne Pinetina sot ka qene prezent edhe Beppe Marotta, Piero Ausilio dhe Javier Zanetti, te cilet kane ndjekur edhe stervitjen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.