Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

504 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

LAJMI I DITES – Ja kur zyrtarizohet largimi i Thohir nga klubi! Presidenti i ri i Interit do te jete…

LAJMI I DITES – Ja kur zyrtarizohet largimi i Thohir nga klubi! Presidenti i ri i Interit do te jete…
Inter Club Staff

Duket se ka perfunduar era e Erick Thohir tek Interi. 

Kete gje e sigurojne sot ne Itali mediat me te medha sportive te cilat shtojne se gjithcka pritet te ndodhe ne fundin e tetorit, gjithmone nese nuk do te kete ndonje surprize.

Interi keshtu do te kaloje totalisht ne pronesi te Suning dhe ngritjen ne detyre te Steven Zhang si president i klubit.

Nga ana tjeter, biznesmeni indonezian eshte gjithmone e me shume larg klubit zikalter pavarsisht detyres se tij si president, gje qe ka dashur ta theksoje dje ne nje interviste te gjate per median LaPresse.

Keto kane qene fjalet e tij:

“Jam akoma presidenti i klubit dhe kam 31% te aksioneve.”

“Biznesi eshte biznes. Strategjite e mia ishin te qarta: ka disa etapa qe nje shoqeri duhet te kaloje qe te behet e shendetshme dhe kompetitive, pa borxhe.”

“Une ja arrita por me pas e shita Interin sepse ai qe u ofrua te behej partner i maxhorances kishte objektiva te medha. Tani i takon Suning.”

“Une nuk kam premtuar kurre qe do te kaloja jave dhe muaj ne Milano.”

“Jam nje njeri marreveshjesh dhe investimesh, por interesat e mia jane ketu. Ne indonezi.”

“Ne Milano kam shkruar disa here, ashtu si ne Londer.”

“Kisha krijuar nje staf menaxhues dhe kisha besim te plote tek ta. Prandaj nuk ishte nevoja te qendroja ne Itali cdo dite.”

Keto duken me shume si fjale lamtumire per Erick Thohir qe me te gjitha gjasat po pret asamblene e ortakeve ne fund te tetorit per te dale perfundimisht nga klubi dhe per te zyrtarizuar shitjen e aksioneve te tij tek Suning (gje qe mund te kete ndodhur tashme, por mund te mos jete zyrtarizuar per ceshtje te tjera).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.