Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

461 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Lamela ju ofrua zikalterve ne mars: ja cfare e pengoi kete operacion ne ate kohe!

Inter, Lamela ju ofrua zikalterve ne mars: ja cfare e pengoi kete operacion ne ate kohe!
Inter Club Staff

Ne ndeshjen e se martes ndaj Tottenham, shanset qe Erik Lamela te kishte qene nga krahu i Interit nuk kane qene aspak te ulta. 

Nese gjithcka do te ishte realizuar kur ai ju ofrua Interit pak perpara fillimit te merkatos verore, kjo hipoteze do te ishte bere realitet.

Walter Sabatini e zbuloi Erik Lamela kur ishte shume i vogel ende dhe e solli tek Roma.

Ish-drejtori i anes teknike te Suning Sports ka dashur ta sillte tek Interi dhe po ashtu argjentinasi ka dashur te rikthehej ne Itali. Deshira ka qene aq e madhe sa ai i eshte ofruar Interit nepermjet agjenteve te tij.

Por sipas asaj qe tregon Calciomercato.com, Interi kishte zgjedhur vete qe te mos shkonte pas pistes Lamela.

Rroga shume e larte e lojtarit dhe me nje rinovim shume afer me londinezet, Interi duhet te bente nje oferte shume te larte ekonomike per argjentinasin.

Pastaj te mos harrojme edhe 35 milione eurot qe kerkonte Tottenham per te dhe pa huazim.

Keto dy pengesa kane qene ato qe kane penguar nje kalim te lojtarit tek Interi dhe ka bere qe zikalterit edhe pse e pelqenin shume lojtarin, te mos e mbyllnin kete piste.

Me pas, Interi parate per sulmuesin e krahut i ka investuar tek Matteo Politano dhe Keita Balde.

Lamela do te kishte pranuar Interin pa u menduar dy here sepse ne Londer ai kurre nuk ka shperthyer ashtu si te gjithe kane deshiruar. Tek Roma ishte nje premtim shume i madh ndersa ne Angli me perjashtim te disa shkendijave, eksperienca e tij nuk eshte se ka qene shume emocionuese.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.