Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

715 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter largon Vidal per 3,5 milione euro, por shikoni sa ka kursyer ne bilanc: “Nje shifer e pabesueshme ku…”

Inter largon Vidal per 3,5 milione euro, por shikoni sa ka kursyer ne bilanc: “Nje shifer e pabesueshme ku…”
Inter Club Staff

Dje eshte bere ZYRTARE dhe sot po dalin detajet e para rreth largimit te Arturo Vidal nga skuadra e Interit pas dy sezonesh.

Vidal eshte larguar nga Inter duke marre nje sasi te rendesishme parash, por nga ana tjeter, Inter duket se ka kursyer goxha ne krahasim me sa do te paguante tek lojtari kete sezon.

Sa do te jete pesha e hequr e Vidal ne bilancin e sezonit te ardhshem te Interit? Per kete ka bere llogarine Calcio e Finanza.

“Duke nisur nga sezoni 2022/23, klubi i Interit do te duhet te paguante nje rroge edhe me te larte per Vidal sepse keshtu ishte parashikuar”.

“Ai do te merrte plot 9,5 milione euro page ne kete sezon dhe duke pare edhe uljen nga Dekreti i Rritjes, Inter do te paguante bashke me taksa per te 12,45 milione euro”.

“Nje shifer e pabesueshme kjo. Prandaj ka qene edhe kaq e komplikuar situata e zgjidhjes se kontrates me lojtarin”.

“Nderkohe, tani Vidal ka pranuar te marre 4 milione euro perpara kohe sipas nje neni te parashikuar ne kontarte per “mbylljen perpara kohe te kontrates se punes” qe do te ngarkohet ne bilancin e 2021-2022 dhe do te peshoje 5,24 milione euro”.

“Keshtu, Inter ka shpetuar nga largimi perpara kohe i Vidal nje shifer plot 8,52 milione euro. Jo pak apo jo? Nderkohe nese flasim ne terma bilanci, Inter ka ulur nje shpenzim prej 12,45 milione eurosh per Vidal ne sezonin e ri duke qene se prishjen e kontrates e ka ngarkuar te bilanci qe sapo eshte mbyllur”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.