Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 13, 2018

Scroll to top

Top

1,115 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Lautaro ben te gjithe te ferkojne syte por Tuttosport e ekzagjeron me krahasimin e saj

Inter, Lautaro ben te gjithe te ferkojne syte por Tuttosport e ekzagjeron me krahasimin e saj
Inter Club Staff

Nuk eshte hera e par qe Tuttosport e ben kete gje: te krahasoje futbollistet e rinj te Interit me yje aktuale apo te kalueres ne futboll. 

Nuk e dime nese e ben qellimisht per te krijuar presion mbi lojtaret e rinj te Interit apo ashtu mendojne vertete, por gjithmone krahasimet qe ben gazeta torineze jane pak te ekzagjeruara.

Eshte e vertete qe goli shume i bukur i Lautaro Martinez dje ndaj Atletico Madrid ka bere xhiron e botes ama.

Nga Spanja por edhe nga Argjentina kane folur te gjithe me superlativa per diamantin zikalter te ardhur vetem kete vere tek Interi.

Ai ktheu nje kros mjaft preciz te Kwadwo Asamoah ne golin me te bukur te fazes pergatitore te Interit.

E keshtu, Tuttosport e ka vleresuar Lautaron me nje 7 per paraqitjen e tij qe duket e ulet si note por ne te njejten kohe ata e kane krahasuar golin e Lautaros me nje nga golat me te bukur te historise se Interit.

Ja cfare kane shkruar ata:

“Mund te ishte nje lojtar i Atleticos sot por perpara syve te tyre vendos qe ti beje te pendohen qe nuk ben maksimumin per ta bere te tyrin.”

“Levizje interesante, driblime, finte dhe nje gol alla Djorkaef (gjysmerrafishata ikonike ndaj Romes): edhe kjo gje e konfirmon qe Lautaro kete kampionat nuk do te jete thjesht nje blerje e re, por te gjithe do te presin dicka me shume nga ai gjithmone.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.