Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

919 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Lautaro luan shume keq dhe mikrofonat ne San Siro regjistrojne Conten duke i thene: “Cfare po ben Lauti? Po i gabon te gjitha.”

Inter, Lautaro luan shume keq dhe mikrofonat ne San Siro regjistrojne Conten duke i thene: “Cfare po ben Lauti? Po i gabon te gjitha.”
Inter Club Staff

Nuk eshte aspak nje moment i thjeshte ky per Lautaro Martinez, i cili eshte ne menyre konstante i ndare ndermjet fushes se lojes dhe merkatos.

Zerat nga Barcelona vazhdojne qe te shqetesojne kedo dhe normalisht eshte e pamundur qe te mos ndikojne edhe tek ai.

E ne fakt ka qene pikerisht keshtu, sepse kohet e fundit Lautaro Martinez ka pasur nje renie te theksuar te rendimentit ne fushe.

Keshtu ka ndodhur edhe ndaj Brescias, ku argjentinasi eshte therritur disa here nga Antonio Conte.

Por me sa duket, disa mikrofona nga shume afer fushe kane kapur edhe fjalet qe tranjeri i Interit i ka thene Lautaros ne momente te caktuara.

“Lauti, cfare po ben? Po i gabon te gjitha!”. Keto kane qene fjalet e Antonio Contes ne mesin e pjeses se pare te ndeshjes ndaj Brescias qe tregojne me se miri momentin qe po kalon Lautaro.

Ai ka gjetur golin ne ndeshjen ndaj Sampdorias dhe ka ndihmuar De Vrij ne golin e shenuar ne Parma, por paraqitjet kane lene per te deshiruar.

Deri me tani, Lautaro Martinez duket si vellai me pak i talentuar i Lautaros qe cmendi te gjithe duke perfshire edhe Barcelonen ne gjysmen e pare te sezonit me paraqitjet e tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.