Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

545 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Lautaro Martinez jashte fushave me shume nga sa u parashikua: ja koha e rekuperimit nga demtimi

Inter, Lautaro Martinez jashte fushave me shume nga sa u parashikua: ja koha e rekuperimit nga demtimi
Inter Club Staff

Sot pasdite erdhen rezultatet e para te vizitave mjekesore te Lautaro Martinez pasi u rikthye ne Milano. 

Ai ka qene i grumbulluar me kombetaren e tij Argjentinase ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, por per te njejten arsye qe mbeti jashte ndeshjes ndaj Bolognes nuk qendroi i grumbulluar me kombetaren sepse eshte i demtuar.

Nderkohe sot ne Milano ai ka bere nje rezonance magnetike per te pare llojin dhe graden e demtimit te tij.

Lojtari i talentuar argjentinas ka nje hematome ne kemben e majte dhe ajo vazhdon te shqetesoje kampin zikalter.

Interi bente me dije sot se:

“Lautaro Martinez i eshte nenshtruar kete mengjes nje rezonance magnetike ne Klinken Humanitas di Rozzano. Vazhdojne problemet ne kemben e majte te tij (nje hematome), problem i cili e ka lene jashte edhe nga ndeshja ndaj Bolognes por edhe per ndeshjet e programuara me Kombetaren Argjentinase. Kushtet e Lautaro Martinez do te rivleresohen ne ditet ne vazhdim.”

Por sipas asaj qe ka thene Sky Sport pak minuta me pare, lojtari me siguri do te humbase dy ndeshje: ate ndaj Parmes te shtunen dhe ate ndaj Tottenham te marten ne Champions League.”

“Gjendja e lojtarit do te shikohet ndeshje pas ndeshje, por ne kete moment ai eshte ne rrezik edhe per ndeshjen Sampdoria-Inter qe do te luhet ne daten 22 shtator.”

“Nese do te mungoje edhe ne kete ndeshje, atehere Lautaro Martinez do te qendronte ne total rreth 1 muaj larg fushave duke qene se ka qe ndeshjen me Bolognan qe nuk luan per shkak te demtimit. Edhe pse zerat optimist nga skuadra zikalter tregojne se ai pas Parmes dhe Tottenham do te jete gati.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.