Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

664 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Lautaro per Spallettin ka sjelle nje “problem” te madh qe prej kohesh kishte munguar tek zikalterit

Inter, Lautaro per Spallettin ka sjelle nje “problem” te madh qe prej kohesh kishte munguar tek zikalterit
Inter Club Staff

Duket si dicka e pabesueshme kur e lexon titullin sepse ne te vertete ashtu eshte. 

Kur Lautaro u ble ne vere nga Interi (pas muaj e muaj te tera tratativash), te gjithe po shpresonin qe ai t’ja dilte tek zikalterit e te mos kishte fundin e shume kometave te ardhur tek Interi si yje te se nesermes por qe kishin deshtuar keqazi.

Por Lautaro me paraqitjet e tij ne miqesore dhe me ate ndaj Cagliarit tregoi ne San Siro ne debutimin e tij nga minuta e pare ne Serie A me Interin ne shtepi se cilesi ka dhe me shumice madje.

Por sipas Gazzetta dello Sport, kjo paraqitje shume e mire e Lautaros ka bere qe te gjithe te kuptojne se ndjesite verore per te nuk kane qene te gabuara: lojtari nga Bahia Blanca mund te behet me te vertete nje futbollist i madh.

Interi e “rizbuloi” kete gje ne ndeshjen e Meazzas ndaj Cagliarit por sipas Gazzettes pikerisht pas kesaj ndeshje eshte hapur nje “problem” jo i vogek per Spallettit sepse medalja ka dy ane e njera prej tyre eshte kjo:

“Lautaro eshte nje sulmues i pare dhe ta vesh bashke me Icardin ne fushe nuk do te jete e thjeshte.”

“Kunder Sassuolos ai luajti si trekuartist hibrit dhe nuk preku nje top te vetem. Tashme Spalletti ka nje problem te madh per te zgjidhur sepse ai talent nuk mund te qendroje pa luajtur.”

Por fundja, probleme si keto Interi do qe te kete sa me shume sepse nese sot problem eshte kush te futet me pare deri para pak kohesh problem ishte se kush do te futej ne loje sepse alternativat nuk ishin ne nivelin e duhur…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.