Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

482 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Lautaro zbulon: “Uroj qe Antonio Conte te qendroje. Por nese ai largohet, une nuk…”

Inter, Lautaro zbulon: “Uroj qe Antonio Conte te qendroje. Por nese ai largohet, une nuk…”
Inter Club Staff

Conte me pelqen shume, por edhe nese ai do te largohet nga Interi, une dua te theksoj dicka te rendesishme.”

“Une nuk kam ndermend e largohem dhe do te vazhdoj te punoj per Interin, ashtu si kam bere gjithmone qe kur kam ardhur ketu.”

Keshtu, pas Milan Skriniar, edhe Lautaro Martinez qendron ne nje linje: do te qendroj si zikalter me apo pa teknikun aktual.

Fjalet jane thene per Libero, ne nje interviste qe El Toro ka dhene diten e djeshme duke larguar edhe nje kalim ne Spanje.

“Jemi shume te qete, te perqendruar e fusha. Por eshte e qarte qe momenti qe po kalojme ndikon dhe do te flasim me klubin e bashke do te gjejme nje zgjidhje.”

“Duhet te kuptojme situaten te gjithe bashke. Barcelona? Ka pasur nje mundesi konkrete. Por kemi perfunduar vone kampionatin, kishte probleme me Covid dhe kam zgjedhur te qendroj.”

“E do te them sa mire bera qe qendrova. Ka qene vendimi i duhur. Real Madrid? Me beso, nuk di asgje.”

“Kam pare qe ka dale nje lajm per kete por une nuk po mendoj per asgje dhe nuk mendoj per kete. Duam te perfundojme sa me mire sezonin.”

Per sa i perket rinovimit, Lautaro shpjegon: “Nuk e di nese ka ardhur momenti, por po punojme me klubin dhe prokuratori im flet me drejtuesit.”

“Marreveshja do te gjendet. Marreveshja eshte afer. Jam i qete, jetoj dite pas dite. Pastaj jam shume i lumtur qe bej pjese tek Interi.”

Ashtu si e ka thene me pare, ai pranon qe raporti me Conten eshte shume i mire: “Me te nuk ka pasur kurre asnje zenke.”

“Ka pasur diskutime qe te ndihmojne te rritesh dhe per te nxjere maksimumin nga secili.”

“Edhe ne stervitje. Jeton futbollin ne nje menyre te vecante. Me ka telefonuar pas Kupes se Amerikes dhe jemi kuptuar menjehere.”

“Me ka bere te rritem shume. Shpresoj qe te qendroje, ne keto dy vite kemi bere hapa te medhenj bashke.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.