Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

903 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte: “Ne Camp Nou do te luajme shanset qe kemi. Neser Lukaku nuk luan. Sanchez eshte nje djalosh i mbare.”

Conte: “Ne Camp Nou do te luajme shanset qe kemi. Neser Lukaku nuk luan. Sanchez eshte nje djalosh i mbare.”
Inter Club Staff

Tani e ka radhen Europa. Pasi i eshte hapur lufte Juventusit per sa i perket titullit me gjashte fitore radhazi dhe me ndeshjen ndaj tyre qe do te luhet te dielen, Interi i dedikohet me shpirt ndeshjes te Champions League ku do te luaje ndaj Barcelones. 

Sot perpara kesaj sfide ka folur Antonio Conte dhe fjalet e tij ne shqip kane qene si me poshte.

A shpresoni se do te ktheheni ne Milano me pike neser?

“Me siguri grupi yne eshte interesant dhe i veshtire, e kemi kuptuar me Slavian kete gje. Eshte e pamundur qe nese ke ambicje per te ecur perpara te mos mendosh nje rezultat pozitiv ndaj Barcelones.”

“Te luash ketu nuk eshte e thjeshte. Barcelona eshten je nga skuadrat me te mira ne bote por ne vime ketu te luajme lojen tone. Do te perballemi me ta me te gjitha forcat tona. Do te perballemi me nje kundershtar qe lufton per ta fituar trofeun.”

A ndryshon Barcelona pa Messin?

“Pres nje ndeshje te veshtire sepse perballemi me nje nga skuadrat me te mira ne bote ku luan Messi dhe qe bashke me Ronaldon jane dy lojtare qe spostojne me te vertete ekuilibrat.”

“Nga njera ane eshte deshira per tu perballur me Barcelonen me Messin ne fushe sepse eshte nje kampion unik: ne duhet te jemi gati ama per tu perballur me ta edhe me Messin por edhe pa Messin.”

“Kemi nevoje per nje ndeshje intensive, me ritme te mira dhe ne fazen me top dhe ne fazen pa top. Me Barcelonen mund te pesosh gol ne cdo moment, prandaj duhet qe te luajme me kujdes.”

“Duam te bejme nje figure te mire ndaj cdokujt dhe tregojme se jemi ne rruge te mbare. Ne jemi ne fillim te nje rrugetimi, shpresojme qe te arrijme miren e fund.”

Te dielen eshte Juventusi, cfare jave do te jete kjo?

“E bukur dhe intensive sepse pas Barcelones eshte Juventusi. Por ashtu si e them gjithmone, ndeshja e jetes eshte ajo e radhes dhe te radhes e kemi me Barcelonen.”

“Nuk kemi nevoje per stimuj, Barcelona te jep vete. Do te jemi te perqendruar tek ndeshja e neserme. Duhet te jet nje hap tjeter i rendesishem i joni ky.”

Cfare mendoni per Ansu Fati?

“Lojtar shume premtues, i forte, po pres te nesermen per te lexuar formacionin e tyre. Kemi vetem lajme nga mediat dhe gazetat keshtu qe jemi pergatitur per tu perballur me Barcelonen edhe me Messin ne fushe. Ai nderkohe eshte nje lojtar qe mund te behet nje yll i Barces.”

A e shikon veten tek Mourinho ne kete prag Barcelona-Inter?

“Ne radhe te pare po bejme krahasime me te kaluaren, e dime te gjithe cfare ka bere Interi ne 2010 dhe kjo gje eshte veshtire te perseritet prape ne Itali. Ka respekt per Mourinhon dhe per ate skuader.”

“E them qe keto krahasime tani jane te pamundura dhe jane epoka te ndryshme: ne jemi vetem ne fillim te nje rrugetimi por duam te rritemi per gezimin e tifozeve tane. Ate qe ka bere ai tek Interi do te mbetet pergjithmone ne historine e futbollit.”

Do te perballesh me Messin dhe Ronaldon ne 4 dite, a je gati?

“Eshte e cuditshme te perballesh ne pak dite me Juven dhe Barcelonen qe jane skuadra qe kane dy lojtaret me te forte ne bote.”

“Per ne duhet te jete nje motiv kenaqesie sepse po prezantohemi ne fushe me Barcelonen si te paret ne klase me 6 fitore radhazi dhe kemi deshire te luajme duke dhene maksimumin tone.”

“Skuadra po punon per te eleminuar difektet dhe do te jete nje gezim me vete te perballesh me keto dy skuadra keto dite. Te shpresojme per mire.”

Nga ana psikologjike, eshte mire te hedhesh Sanchez nga minuta e pare apo jo?

“Dua te them dicka per Sanchez mbi te cilin jane thene gjera qe nuk me kane pelqyer aspak per sa i perket simulimit. Sanchez eshte nej djalosh i sakte.”

“Edhe ne situaten e penalltise mund ta shikoni qe eshte ngritur pa protestuar. Nuk me kane pelqyer disa gjera qe jane thene per Alexis, eshte nej lojtar qe kam shume respekt.”

“Po hyn ne idene tone te futbollit dhe do e shihni neser nese do e zgjedh apo jo. Por ai mund te na jape shume ne fushe. Me siguri nuk duhet te shqetesohet per ato qe thuhen.”

Ne Itali thuhet se po ecet shume vazh ne krahasim me te medhaet europiane…

“Ne Itali ndeshjet jane me taktike dhe kjo ndonjehere ben qe te anullohet kundershtari. Per kete motiv hapsirat reduktohen dhe intensiteti po bie.”

“Ne Angli, Gjermani dhe Spanje ka ndeshje me te hapura dhe me shume intensitet. Diferenca eshte e gjitha aty.”

Cfare do te sillte ne nivel rritje te besh ose te mos besh rezultat neser?

“Rezultati duhet te jete pasoje e asaj qe ne propozojme ne fushe. Kur flet per hapa, do te thote se duhen luajtur kartat ne Camp Nou me kurajo dhe vullnet. ”

“Preferoj paraqitjen perpara rezultatit vetem ne nje ndeshje kur nuk kemi bere asgje. Por nuk dua te vi ketu i frikesuar dhe per te mbrojtur porten. Po kerkojme te rritemi ne nivel mentaliteti dhe profesionaliteti.”

Duket se Interi mund te jete ne gjendje te fitoje neser por edhe te dielen: a do te provoni te merrni tre piket?

“Askush nuk i pergatit ndeshjet per te mos fituar apo per te barazuar. Do te ishte qe te shkosh kunder rritjes qe i kerkoj djemve te mi.”

“I kam kerkuar te gjitheve te japin maksimumin nga vetja dhe duhet te bejme kete gje duke pasur besim.”

“Kemi pasur pergjigje pozitive ne fushen e lojes e ndonjehere jo edhe aq shume. Une dua qe te perballemi me situaten duke pare njeri-tjetrin ne sy.”

“Duhet te hyme ne fushe me mendjen “per ta luajtur”. Kjo eshte rruga qe duhet te ndjekim. E dime qe eshte e gjate, por duhet te na ndihmoje. Kam fatin te kem djem me vete qe e mendojne pikerisht si une.”

Kemi pare nje Barcelona qe nuk ka vazhdueshmeri. Eshte momenti i duhur per ta mundur?

“Eshte apo jo momenti i duhur, duhet thene qe Barcelona kerkon respekt per ligjin e saj ne kete stadiu. Duhet te jemi te zotet perballe atyre pavarsisht gjendjes se tyre. Po flasim per Valverde, Suarez, Messi dhe Griezmann. Ka shume respekt per ta.”

“Nuk duam qe thjesht te luajme, duam ta provojme sepse ky eshte nje hap i rendesishem per ne. Do te sfidojme nje skuader qe lufton per ta fituar Champions. Neser dua te shoh pasion dhe entuzuazem.”

Conte ne fund te konferences ka dashur qe te tregoje situaten ne menyre surprize per nje lojtar ne vecanti: “Me neve sot nuk eshte Lukaku, ka pasur nje problem me kofshe, e ndjente prej 10 ditesh.”

“E ka thene disa here dhe kemi bere kontrollet perkatese dhe pergjigja ka dale negative (dmthn qe ska problem). Por ne kemi preferuar te mos e rrezikojme. Duhen respektuar ndjesite e lojtarit.”

“Juventusi? Ka nje shqetesim, jemi te qete perballe asaj ndeshje por duhet te mendojme per neser dhe te bejme mire madje. Per te tjerat do te mendojme pasi te perfundoje ndeshja.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.