Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

969 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Lecce, flet Conte: “Vrapimi yne sapo ka filluar. Merkato dhe Icardi? Ja cfare mendoj. Lukaku eshte ‘diellor’.”

Inter-Lecce, flet Conte: “Vrapimi yne sapo ka filluar. Merkato dhe Icardi? Ja cfare mendoj. Lukaku eshte ‘diellor’.”
Inter Club Staff

Po nis keshtu edhe sezoni i Interit. Zikalterit do te rikthehen ne San Siro pas nates per urgjence spitalore kunder Empolit, ne ate 2-1 qe i dha Interit bileten perseri per ne Champions League. 

Ne nje Meazza edhe njehere plot, do te jete hera e pare e Antonio Contes si teknik zikalter. Eshte pikerisht tranjeri i ri zikalter ai qe flet ne prag te ndeshjes ndaj Lecces ne konferencen tradicionale per shtyp nje dite perpara ndeshjes.

Le ti marrim te gjitha pyetjet dhe pergjigjet me radhe te cilat sapo jane perkthyer nga djemte e Inter Club Albania.

Cili eshte objektivi yt i pare Antonio?

“Objektivi im i pare eshte qe te sjell nje ide qe tifozi ta njohe qartazi skuadren e tij. Te kerkoj qe ndepermjet ndeshjes te sjell entuziazem deri ne piken qe edhe tifozi te entuziazmohet sa here skuadra e tij zbret ne fushe.”

“Ka nje ambient te ri ketu, duhet ti fitoj te gjithe, por e dime gjithmone qe mundesite dhe mjetet i kemi dhe duhet te punojme fort per te ndertuar te gjithe bashke dicka te rendesishme.”

A je i lumtur Antonio nga merkato e klubit deri me tani?

“Eshte gje e duhur kur flet klubi ai qe flet gjithmone per kete. Qe prej dites se pare kam pasur shume qartesi nga drejtuesit mbi gjithcka. Emra dhe strategji. Po vazhdojme ne kete rruge, ka stime dhe respekt reciprok nga te gjitha palet. Jam shume i lumtur me ate qe po ndertojme bashke.”

A ka dicka qe te ben te mendosh se mund te persesisesh tek Interi ate qe bere me Juventusin duke hedhur poshte te gjitha parashikimet?

“E kam thene gjithmone qe mua me mjafton edhe 1% mundesi per te luftuar per nje fitore. Mendoj se po punojme ne menyren e duhur neve. Po ndertojme dicka te rendesishme. Ajo qe mund te them eshte se vrapimi yne sapo ka filluar.”

“Duhet te jem objektiv deh te them qe kemi nje largesi ne leter ndaj Napolit dhe Juventusit. Ashtu si e kam thene gjithmone ama une nuk ve limite per skuadren time. Me siguri qe duhet te punojme mire, me mire se te tjeret, nese duam te bejme dicka te jashtezakonshme.”

“Vetem koha do e tregoje per cfare do te luftojme ne. Kam besim tek ky grup lojtaresh qe kane deshire te bejne dicka bashke. Ka nje disponibilitet teper te madh dhe kur ke kete, nuk mund te vesh limite. Veshtiresi rruges ka gjithmone.”

“Do te shohim nese vrapimi yne do te jete me hapa te medhenj apo me te vegjel ne krahasim me vendet e para. Por do te luftojme.”

Pas kesaj merkato diferenca ndermjet Interit dhe skuadrave perpara saj eshte zvogeluar?

“Pertej merkatos, une mendoj se e rendesishme eshte te krijohet nje baze solide. Vetem koha do e tregoje se diferenca eshte reduktuar. Edhe Napoli dhe Juventusi kane bere goditje te mira ne merkato, mund t them qe e kemi bere edhe ne ama.”

“Por e perseris: nuk shohim fare te tjerat, jemi te perqendruar vetem tek vetja jone. Duhet te punoj dhe te bej krenar tifozet tane. Nese kemi arritur kete objektv, atehere do te ishte hapi i pare i madh.”

Vendimet qe jane marre deri me tani cfare pritshmerish krijojne?

“Une i ve vet pritshmerite dhe jua them pa problem qe jane teper te larta pritshmerite e mia. Kerkoj qe tja transferon lojtareve te mi qe te mos kene alibi edhe pse e dime se ka skuadra me te pergatitura se ne ne kete moment.”

“Por jam i lumtur per rrugen qe kemi bere deri me tani me klubin dhe me lojtaret qe kemi aktualisht ne skuader. Kam gezim dhe entuziazem, kur shkoj ne fushen e lojes jam i lumtur sepse gjej lojtare qe sakrifikojne per te arritur tek ideja jone. E asgje nuk falet ne kete sport.”

A shpreson qe ceshtja Icardi te zgjidhet me nje shitje?

“Une kam shume respekt ndaj te gjitheve, por nga ana ime nuk ka asnje lekundje. Po punojme ne menyre serioze, e dini te gjithe se cili vendim eshte marer ne drejtim te lojtarit dhe nga ana ime nuk ka asnje kundershtim ne lidhje me ate vendim. Asnje lekundje.”

Cfare pritje pret neser ne darke ne Meazza?

“Nuk kam kerkuar kurre empati ne eksperiencat e mia. Ka pasur gjithmone, por nuk e kam kerkuar kurre. Une jam ky, keshtu jam i bere, e dini te gjithe. Ne te mire dhe ne te keq, ne ndeshje, ne stervitje dhe ne konferenca.”

Por une nuk shkoj te kerkoj simpatine e tifozeve. Jam i bere keshtu. Kur marr persiper nje detyre, kur martohem me nje kauze, bej cdo gje per te. Jam i lumtur qe neser do te jete plot Meazza.”

“Shohim entuziazem te madh dhe kjo eshte shume pozitive per mua, klubin dhe lojtaret. Eshte normale qe ne duhet ta meritojme kete entuziazem dhe kete dashuri ne drejtimin tone. Duhet ta meritojme kete pasion.”

A ju emocionon fakti se e nisni aventuren tuaj ndaj Lecces?

“Sigurisht edhe pse ne Lecce une kam lindur dhe Leccen e kam ne zemer. Me siguri qe eshte e vecante. Shorti ka qene i vecante por une jam i lumtur qe perballem me Leccen sepse mbi te gjitha po perballem me ta ne Serie A.”

“Vijne nga dy vite te mrekullueshem. Kane merituar gjithcka. Do te jete e bukur te perballem me njerez me te cilet kam raporte teper te bukura. Eshte e paevitueshme qe neser te jemi kundershtare, por ne Lecce kam lidhje te forta.”

A je aty ku e prisje me punimet e skuadres?

“Kur vjen ne nje skuader te re dhe sjell ide te reja futbolli nuk eshte e thjeshte sepse ke nevoje per kohe qe te hysh ne mendjen e lojtareve per te nderruar idene e tyre dhe per te nderruar metodat e punes qe normalisht jane te ndryshme me paraardhesin.”

“Ne menyre shume te sinqete mund te them qe hapja qe kane pasur lojtaret ndaj ideve te mia na kane lejuar qe te krijojme qe tani nje identitet tonin.”

“Sigurisht qe duhet te bejme disa hapa me te medhenj per tu permiresuar por me nje muaj e gjysem pune une them pa frike qe jam i lumtur per cfare kemi bere deri me tani sepse e shikoj qe lojtaret jane futur ne idene e futbollit qe une dua.”

“Pasi e them kete, dua te theksoj se kemi shume per te permiresuar akoma dhe duhet te punojme ende shume per detajet. Por gjithcka e bere deri me sot ka qene pozitive.

A e ke menduar ndonjehere rendesine e rolit tend ne nivel global?

“Kur drejton skuadra te medha si Interi, Chelsea apo Kombetarja Italiane ke gjithmone pergjegjesi te medha ne nivel mediatik. Eshte dicka qe te magjeps dhe te mbush me pergjegjesi ty personalisht sepse kur komunikon arrin nje publik qe e tejkalon ate qe shikon ti perballe dhe ky publik eshte shume here me i madh kur je ne nje skuader si Interi.”

Si e ke pare Lukakun dhe a po i funksionon me Lautaron?

“Ka ardhur plot me entuziazem ai. Eshte nje djalosh diellor (i buzeqeshur), sapo ka ardhur eshte afruar shume me grupin. E kane pritur shume mire. U vu direkt ne dispozicion edhe ai.”

“Po punon shume fort. Ka ardhur pas nje periudhe jo te mire tek United dhe kur je gati per tu larguar, asnjehere nuk je ne 100% ne stervitje. Por ka marzh shume te larte permiresimi qe nga momenti qe ka ardhur e deri me tani. Eshte nje lojtar shume i rendesishem dhe me potencial shume te madh. Eshte vetem 26 vjec edhe pse duket sikur ka shume vite ne futboll.”

“E kam provuar me Lautaron, me Politanon, me Espositon. Jam shume i lumtur me sinergjine qe po krijohet ndermjet ketyre lojtareve ne sulm.”

Shpesh here ti ke rivleresuar ne treg shume lojtare si individe. Mbi cilin do e vije nje bast ne kete skuader?

“Nese duam te kemi ambicje per rezultate te medha te gjithe duhet te premiresohen. Te gjithe duhet te rrisin nivelin e tyre.”

“Ajo qe eshte puna ime eshte qe ti bej me te mire lojtaret nga niveli qe ata kane. Nuk me pelqen te them ky apo ai tani dhe te nenvizoj emra ne vecanti por jam 100% i bindur se per te luftuar per arritje te medha cdo lojtar duhet te permiresohet me punen e perditshme.”

“Me sa i shoh une, te gjithe duan ta bejne kete gje. Kemi djem shume te mire por edhe me prespektive teper te madhe si Esposito, Pirola dhe Agoume.”

“Kemi nje grup te mrekullueshem qe duhet te permiresohet natyrisht, por ka shume gatishmeri nga te gjithe dhe une jam i lumtur qe jam tranjer i kesaj skuadre, tranjer i Interit.”

Kjo ishte intervista e pare dhe e gjate e Antonio Contes ne nje prag-ndeshje ne kete sezon te ri. Per ju perkthyen tre nga djemte e stafit te Inter Club Albanias. Duke shpresuar per nje sezon sa me te suksesshem, ju ftojme te qendroni me ne cdo dite. Na pret nje sezon i bukur dhe i gjate. FORZA INTER.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.