Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 8, 2022

Scroll to top

Top

1,087 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Lecce, perjashtohet Icardi. Mauro ka marre nje pergjigje shume te rende nga Interi: “Nese qendron te pret vetem tribuna.”

Inter-Lecce, perjashtohet Icardi. Mauro ka marre nje pergjigje shume te rende nga Interi: “Nese qendron te pret vetem tribuna.”
Inter Club Staff

Ne vigjilje te sfides se debutimit ne kampionat kunder Lecces, ne shtepine inter vazhdon qe te mbetet pezull ceshtja rreth te ardhmes se Mauro Icardit. 

Sulmuesi zikalter, ashtu sic pritej, ka marre ne keto ore lajmin e perjashtimit ne ndeshjen kunder jugoreve.

Kjo eshte nje situate qe pritet te perseritet ndeshje pas ndeshjes per ish-kapitenin behet me dije nga burime nga shume afer Interit.

Interi ka tentuar edhe njehere qe ta beje Icardin qe te kuptoje situaten dhe te gjeje nje skuader tjeter per vete, por me sa duket ai nuk e kupton ende se sa e rende eshte situata e tij tek Interi.

Gjithesesi, nje ide me te mire te gjithe situates e ka dhene pak me pare Corriere dello Sport e cila ka shpjeguar gjithcka me detaje.

“Sot, menjehere pas nje mini-stervitje, Conte do te zgjedhe lojtaret e grumbulluar per ndeshjen ndaj Lecces.”

“Nuk eshte e thene qe te behet ndonje komunikate e vecante, por Interi ja ka bere me dije Icardit diten e djeshme qe nuk do te grumbullohet dhe se eshte i perjashtuar nga kjo ndeshje. Nuk eshte dicka e papritur kjo.”

“Por a mund te ndryshoje dicka ne koken e Mauritos? Perfaqesuesit e tij thone jo.”

“Perkundrazi, ai do te prese edhe perjashtimin ndaj Cagliarit javen qe vjen dhe me pas do te shohe ca do te behet. Me pak fjale ai po shtyn qe vendimin ta marre ne diten e fundit te merkatos.”

“Ky eshte sinjali i disate qe jep Icardi se eshte i vendosur per te qendruar ne Milano. Por nese prapa eshte shpresa e nje rehabilitimi, nga Interi behet me dije se kjo as nuk ka shansin me te vogel qe te ndodhe.”

“Muri mbetet i madh dhe solid. Me pak fjale, Icardit i eshte bere me dije shume qarte dhe ne nje gjuhe teper te ashper se nese qendron ai do te vazhdoje ti shikoje shoket teksa luajne por kurre nuk do e kete mundesine me te luaje nje ndeshje me ta.”

“Ne cdo rast, nese sjellja e Icardis (familja Icardi) eshte thjesht nje bllof prej tyre apo vertete mendojne keshtu, ne kete jave do te merret vesh gjithcka. Nderkohe Napoli vazhdon te prese dhe oferta e tyre eshte e vetja e vertete ne kete moment.”

“Juventusi nga ana e saj nuk ka trokitur ne deren e Interit dhe shume thone se do te tentoje ta marre ate me ulje diten e fundit te merkatos por edhe nese e ben kete, Marotta do ja mbylle deren pa prezantuar akoma oferten e tyre.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.