Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 26, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, legjenda Moratti nuk permbahet: “Lukaku, futje shume e madhe. Si ka mundesi qe asnje…”

Inter, legjenda Moratti nuk permbahet: “Lukaku, futje shume e madhe. Si ka mundesi qe asnje…”
Inter Club Staff

Legjenda e Interit dhe ish-presidenti i saj, Massimo Moratti, eshte rikthyer te flase per aktualitetin e Interit ne emisionin e Gianluca Rossit ne kanalin e tij ne Youtube.

Gjithcka nis me nje fjale te pergjithshme per skuadren e Simone Inzaghit: “Me duket sikur Inter eshte mire ne kete moment”.

“Ka ndonje problem te vogel, por pranueshem. Mendoj se ky pushim do i ndihmoje pak skuadrat. Nga janari do te nise nje kampionat i ri”.

“Nuk besoj se ka nevoje per blerje te medha, por duhet pare me kujdes nese do te kete dicka per tu bere. Te shohim”.

Le te themi dicka mes nesh: cfare shkaterrimi operacioni Lukaku. Duhet te ishte njeriu me shume por eshte njeriu qe ka munguar.

“E kemi harruar per pak se Inter ka luajtur nje pjese te tere sezoni pa nje lojtar qe kishte ndertuar te gjithe skuadren”.

“Nje ‘futje’ e madhe nese mund ta quajme keshtu, sepse praktikisht nuk ka luajtur kurre dhe Inter ka paguar pagen e tij ne vend te Chelsea.”

Napoli eshte i rekuperueshem? Apo eshte viti i tyre? Mund te behet dicka duke pare se edhe Boterori eshte ne mes?

“Po, Boterori ne mes eshte i cuditshem. Por Napoli po ben nje kampionat te madh qe nuk eshte i lidhur me Boterorin mendoj, por me kapacitetet e veta”.

Ne momentin me te veshtire, ti do e kishe shkarkuar Inzaghin apo do e kishe mbajtur? Thuaj sepse momenti i keq ka kaluar tani.

“Nuk mund ta them. Pertej aspektit njerezor, qe peshon shume ne keto raste, duhet te kesh edhe alternativen gati nese ben nje hap te tille”.

“Nga jashte si tifoz mund te vije ndonjehere deshira per ta shkarkuar… (qesh).”

Por a te pelqen Inzaghi?

“Po, nder te tjera me te Inter luan shume mire”.

A ka te reja per sa i perket te ardhmes se pronareve tek Inter? Duket sikur Steven Zhang deshiron te rezistoje akoma.

“Po, ndjesia eshte ajo por edhe objektivi eshte per tu permiresuar. Cdo ndryshim do te ishte nje shock per Interin.”

“Prandaj, sa me shume te qendrojne te njejtet, aq me mire. Shpresojme qe te jete kjo menyra per ti menduar gjerat”.

Pasioni eshte akoma?

“Po, futbolli eshte mahnites per mua”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.