Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

260 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, lendimi i Gagliardinit shqeteson Spallettin. Tani mesfusha varet nga Vecino!

Inter, lendimi i Gagliardinit shqeteson Spallettin. Tani mesfusha varet nga Vecino!
Bujar Berishaj

Ekzaminimet mjeksore te kryera kete mengjes kane konfirmuar shqetesimet per Roberto Gagliardinin qe me shume mundesi do te mbetet jashte per keto ndeshje qe kane mbetur.

Nje lajm shume i keq per Luciano Spallettin, qe me Gaglian kishte gjetur shokun ideal per te rilindurin Brozovic dhe qe tani do te jete i detyruar te gjej nje zgjidhje per pjesen e fundit te kampionatit me Interin qe deshiron kualifikimin ne Champions League.

Zgjidhja me logjike per te zevendesuar Gagliardinin ne nivelin e karakteristikave teknike dhe fizike ka emrin e Matias Vecino.

Mesfushori uruguajan pas nje fillimi te sezonit si i paprekshem, ne pjesen e dyte te sezonit e ka humbur vendin e titullarit gradualisht, mes renies se formes dhe problemeve fizike.

Ish lojtari i Fiorentines nuk luan nga minuta e pare prej pothuajse dy muaj, nga fitorja 2-0 me Beneventon ne 24 shkurt. Pastaj vetem 12 minuta me Sampdorian, para problemin muskular qe e ka lene jashte listes te se grumbulluarve per ndeshjet me Torinon e Atalantan.

Spalletti shpreson ta rekuperoj ne shpejtesi dhe lendimi i Gagliardinit mund ta pershpejtoj rikthimin e tij. Vecino ne fillim te sezonit siguronte ate force fizike, dinamizmin dhe soliditetin ne mes te fushes qe Borja Valero ne kete moment nuk duket ne gjendje ta garantoj.

Ne rast se Vecino nuk rekuperohet per Chievon, pritet te luaj spanjolli. E veshtire, nese jo e pamundshme, hipoteza per te avancuar Skriniar te Brozovic, ose te ulet me poshte Rafinha. Fundi i sezonit te Interit, ne kete pike, varet edhe nga Vecino.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.