Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

467 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Liverpool, ultrasit e Interit presin me respekt ata te Liverpool: “Ja cfare pritet te ndodhe gjate ndeshjes: do te…”

Inter-Liverpool, ultrasit e Interit presin me respekt ata te Liverpool: “Ja cfare pritet te ndodhe gjate ndeshjes: do te…”
Inter Club Staff

Do te jete nje stadium i mbushur plot (pergjysme…) te merkuren ne San Siro ku do te perballet Inter dhe Liverpool.

Ne kete ndeshje, nje numer i larte tifozesh do te vine edhe nga Mbreteria e Bashkuar, ku rreth 2500 tifoze te Liverpool do te jene prezent gjithashtu ne stadium.

Por edhe pse do te kete nje numer shume te larte tifozesh anglez te cilet nuk kane nam shume te mire per transfertat ne Europe, duket se gjerat jane ndryshe kesaj radhe.

La Gazzetta dello Sport tregon dicka vertete speciale qe i lidh dy tifozerite ultras te Interit: Curva Nord dhe Kopin e Liverpool.

Liverpool's famous Anfield Kop set for summer makeover with extra seats to be added - Mirror Online

“Raportet ndermjet dy tifozerive ultras jane vertete shume te mira. Aq te mira sa Curva Nord ne ndeshjen e kthimit te kesaj faze ka menduar per nje gjest te madh.”

“Ata do te cojne lule ne kujtim te viktimave te tragjedise se Hillsborough, ku 97 tifoze vdiqen ne tribunat e stadiumit te Sheffield ne rastin e ndeshjes se FA Cup ndaj Nottingham Forest ne 1989.”

“Nderkohe, edhe gjate ndeshjes ne San Siro do te kete disa banderola pershendetese per tifozet e Liverpool.”

“Pastaj, per 90 minuta, si gjithmone, e gjithe mbeshtetja do te jete per skuadren e Inzaghit. Por raportet me tifozet e Liverpool jane vertete shume te mira prej dekadash tashme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.