Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

519 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, lojtari i Ajax pranon gjithcka? “Cfare endrre te me kerkoje Interi: per mua eshte e pabesueshme te…”

Inter, lojtari i Ajax pranon gjithcka? “Cfare endrre te me kerkoje Interi: per mua eshte e pabesueshme te…”
Inter Club Staff

Nicolas Tagliafico eshte lidhur shpesh here me nje kalim tek Interi ne muajt e kaluar por edhe ne disa merkato.

Ne fund, ai ka qendruar gjithmone te Ajax, skuader kjo qe diten e sotme do te luaje ndaj Romes ne Europa League ne ndeshjen e kthimit.

“Serie A eshte nje kampionat shume kompetitiv, me skuadra shume te pergatitura nga ana taktike dhe me lojtare te medhenj.”

“Me intrigon, me ka intriguar gjithmone nje lige e tille – thote argjentinasi ne nje interviste per Tuttomercatoweb -, nuk e mohoj dot.”

“Mbiemri im eshte italian sic mund ta keni vene re. Origjina ime eshte nga Genova dhe nga Kalabria ne Itali.”

“Natyrisht qe do te me pelqente qe nje dite te luaja ne kampionatin maksimal te Italise. Inter? E pabesueshme qe une jam perfolur per nje kalim te nje skuader e tille.”

“Me gjithe kete histori qe ka Interi dhe me kete hijeshi, nje enderr per mua. Mund t’ju them se idhulli im i perjetshem ka qene Javier Zanetti, ka luajtur te gjithe karrieren e tij me Interin.”

“Ky interes mund te me kenaqe, por une jam nje person realist dhe sot preferoj te perqendrohem te e tashmja. Per momentin po shijoj aventuren te Ajax, ne te ardhmen te shohim cfare do te ndodhe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.