Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | March 24, 2023

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, lojtari italian zbulon prapaskenen: “Isha kaq prane Interit ne 2020: nje enderr qe nuk e realizova dot…”

Inter, lojtari italian zbulon prapaskenen: “Isha kaq prane Interit ne 2020: nje enderr qe nuk e realizova dot…”
Inter Club Staff

I ftuar ne ‘Cronache di Spogliatoio’, Armando Izzo ka zbuluar nje prapaskene te rendesishme te merkatos te perpara dy viteve.

Ai ne ate kohe ka qene te skuadra e Torinos dhe sipas mediave ne ate kohe, ka qene vertete prane kalimit tek Inter.

Izzo ne kete moment po ben shume mire te Monza dhe per kete histori te se shkuares eshte pergjigjur si me poshte:

“Une ne ate sezon bera gjashte gola, por nuk po shikoja asnje skuader qe te behej perpara per mua dhe te me kerkonte”.

“Atehere une telefonova agjentin tim dhe e pyta: ‘Po si eshte e mundur kjo gje?’. Nderkohe ne media lexoja emrin e Inter apo Arsenal”.

“Keto ishin skuadra shume te rendesishme, sidomos Inter. Pas dy vitesh nderkohe vjen Bremer, nje lojtar i jashtezakonshem”.

“Ai ben me pak gola se une por shkon te Juventusi: dicka e pabesueshme nese shohim ate qe kisha bere edhe une”.

“3-5-2 i Contes? Ishte endrra ime kjo, te shkoja tek Inter, me ate tranjer, me ate skeme qe per mua ishte perfekte”.

“Ishte endrra ime dhe doja te shkoja atje por nuk e realizova dot kete enderr. Kaq prane dhe nuk u be. Ne ate kohe nuk u be dhe qendrova te Torino duke rinovuar sepse besoja te projekti”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.