Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,469 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Lucas Leiva, transferimi eshte afer. Po pritet vetem ‘OK’ nga Suning. Alternativat jane…

Inter-Lucas Leiva, transferimi eshte afer. Po pritet vetem ‘OK’ nga Suning. Alternativat jane…
Inter Club Staff

Liverpool ka dhene pelqimin e tij per huazimin me te drejte blerje (jo detyrim) per Lucas Leiva, e mesfushori brazilian pritet te jete perforcimi i repartit te mesfiushes per Stefano Pioli ne kete janar.

“Pikerisht per kete eshte preferuar Leiva ndaj Luiz Gustavos dhe Lassana Diarra: i pari eshte 29 vjec, brazilian, dhe Wolfsburg kerkon shume para per te ndersa Diarra kerkon nje rroge teper te majme dhe nuk te jep siguri sa dy te tjeret”, konfirmon Gazzetta dello Sport.

Njezet e nente vjec, pashaporte italiane, 24 prezenca ne kombetaren braziliane (kampion me Under 20 ne Ameriken Latine ne 2007 dhe medalje bronzi ne Pekin 2008): Lucas Leiva eshte nje mesfushor me kembe te sakta. Nuk eshte nje regjizor, por nje lojtare qe do i hyje ne pune shume skuadres.

Por cfare duhet tashme per mbylljen perfundimtare te marreveshjes? “Mungon hapi i fundit, ose me sakte, autorizimi nga Suning, i cili pritet ne 24-48 oret e ardhshme – nenvizon e perditshmja Italiane -. Vetem ne rast te pergjigjes negative nga kinezet, do te riktheheshin ne liste objektivat e tjere: pervec Luiz Gustavo dhe Diarra, eshte edhe Obi Mikel per shembull, pa harruar edhe violen Badelj. Por nuk ka ndonje informacion ende qe kinezet jane kunder Lucas Leiva, lojtar qe do te vinte menjehere tek Interi dhe do i bente shume pune skuadres. Pioli po e pret krahe hapur, por fjala e fundit i takon Suning.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.