Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

695 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lukaku zbulon: “E pranoj qe kisha dy oferta italiane, por e thashe qarte ke doja une. Conte? Ja cfare me ka shpjeguar.”

Lukaku zbulon: “E pranoj qe kisha dy oferta italiane, por e thashe qarte ke doja une. Conte? Ja cfare me ka shpjeguar.”
Inter Club Staff

I Intervistuar ne kanalin e YouTube LightHarted, Romelu Lukaku ka thurur elozhe per tranjerin e tij te ri, Antonio Conte.

Lojtari vete ka zbuluar qe tranjeri e donte qe ne 2013 kur tranjeri ishte tek Juventusi: “Ai me donte qe ne 2013, kemi nje raport shume te mire. Me ka treguar qe ne fillim cfare deshiron nga une, ku deshiron qe une te luaj.”

“Ai ka fituar tre kampionate ne Itali dhe tek njeri prej tyre nuk ka humbur asnje ndeshje. Tek Juventusi ka fituar nje kampionat me nje skuader qe nje vit me pare kishte dale ne vendin e shtate. Me ket skuader nuk ka humbur asnje ndeshje.”

“Premier League eshte kampionati im i preferuar, numri nje. Por Serie A per mua eshte ne vendin e dyte.  Vellai im luan tek Lazio. Puna ime eshte te bej gola, por eshte me e veshtire te shenosh ketu, e di.”

Me pas, lojtari flet per kohet e fundit tek Manchester United dhe per veshtiresite ne rritje: “Pyesja veten nese isha une problemi. Shkoja me pas tek Belgjika dhe shenoja pa problem. Tek United asgje nuk shkonte ashtu si duhej. Flisja me stafin, i kerkoja shpjegime por nuk u ndjeja i mbrojtur.”

“Kishte shume zera. Askush nuk dilte per ti pushuar keto zera. Vazhdonin te thonin se tranjeri nuk kishte me nevoje per mua, qe do te me shisnin dhe keto zera vazhduan per jave me radhe. Kisha nevoje te ndihesha i mbrojtur, i dashur.”

“Por kjo gje nuk ndodhi. Nuk me mbrojten ne asnje moment dhe nuk dolen ti mohonin asnjehere ato zera keshtu qe vendosa dhe une te bej lojen time dhe te largohem. Duhet te luftosh per pozicionin tend, por mbi te gjitha duhet e shkosh aty ku te duan njerezit.”

INTER – “Nuk doja te rrija ne nje vend ku nuk me donin. Nuk jam tipi qe qendron ne mes. Une zgjedh ose njeren ane ose tjetren. Une besoj tek kapacitetet e mia dhe luftoj per ate qe besoj. Nuk dua te jem nje problem.”

“Me kerkoi Interi dhe Juventusi nga Serie A, por nuk ishin te vetmet. Chelsea? Lampard me ka ndihmuar shume kur ishim tek Chelsea. Ne Itali ama ishin dy skuadra qe me donin me patjeter.”

“Duhet te merja nje vendim dhe une e mora menjehere dhe e thashe ate qe duhet te thoja ne ate moment dhe vendosa per skuadren e duhur. Pastaj ne ate pike varej nga United. Nuk kisha ide se cfare kerkonte United ne ate moment, i takonte agjentit tim te gjente nje zgjidhje per kete. Per mua ishte e rendesishme te shkoja diku ku me donin.”

E KALUARA – “Mamaja ime ishte pastruese ne nje bar, une dhe vellai im shkonim ta ndihmonim edhe pse ishim te vegjel. Njerezit flasin shume, por nuk e dine se cfare kane hequr njerezit ne te kaluaren e tij. Menderisht jam shume i forte. Nuk jam nje njeri qe flet per jeten e tij private, i mbaj gjerat per vete.”

“Kur babai im ndaloi se luajturi futboll, nuk vinte me njeri ne shtepine tone. Pastaj fillova une dhe u kthyen edhe njerezit te vinin: kushurinj, shoke, te afert, komshinj… Shtepia ishte gjithmone plot. Fillova gjithcka ne moshen gjashte vjecare. Kur isha 10 vjec pata mundesine te shkoj tek nje skuader e rendesishme ne Belgjike dhe aty nisi gjithcka.”

KARAKTERISTIKAT – “Jam nje qe ben gola, jam i shpejte, i fuqishem, mund te dribloj. Njerezit mendojne se une jam dicka tjeter, ai sulmuesi i madh qendror qe mbron topin dhe zhvendos me trup mbrojtesat por une jam nje goleador. Ne Belgjike jam me i rrezikshem sepse kerkoj shpesh golin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.