Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

967 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, lumturohu. Champions League do te beje te pasur: ja sa perfitojne zikalterit nga formati i ri!

Inter, lumturohu. Champions League do te beje te pasur: ja sa perfitojne zikalterit nga formati i ri!
Inter Club Staff

Per te dhene nje ide se sa vlen Champions League e re, La Gazzetta dello Sport propozon nje shembull limit: edhe ne rast te 6 humbjeve ne 6 ndeshje te Champions League, nje skuader mund te dergoje ne shtepi plot 58 milione euro vetem me pjesemarrjen.

“Me rritjen e numrit te klubeve nga kampionatet e medha – 16 nga 32, pra gjysma e tyre jane spanjolle, angleze, italiane dhe gjermane – vlera e turneut eshte rritur me pothuajse 50 perqind: nga 2,3 miliarde ne 3,25 miliarde euro fitim – lexohet ne te perditshmen italiane.”

“E keshtu, si pasoje jane rritur edhe cmimet per klube: nje total prej pothuajse 2 miliarde eurosh (1,95 per te qene te sakte) do i shperndahet 32 finalisteve”.

Keto jane shifra qe vlejne per tre vjecarin 2018-2021:  numra qe te tregojne qarte se sa shume vlen per nje klub si Interi te marre pjese ne nje turne si ky ku gjithmone kane marre pjese klubet me te medha europiane.

Nuk ka me playoff per italianet, gjermanet, anglezet dhe spanjollet: ky ka qene hapi i pare i madh. Ne radhe te dyte, rimodelimi i cmimeve fikse ka qene gjithashtu celes i rritjes te se ardhurave per klubet sipas asaj qe thote Gazzetta:

“Zerat jane bere kater ne kete turne dhe ndahen ne perqindje nga shuma  totale prej 1,95 miliarde:

1 – Pjesemarrja (25% 488 milione euro)

2 – Rezultatet e turneut (30%, 585 milione euro)

3 – Klasifikimi historik (30%, 585 milione euro)

4 – Market Pool (15%, 292 milione euro). 

Te perkthyera ne shifra: te marresh pjese ne grupe vlen 15,25 milione euro. Nje barazim ne grupe sjell ne shtepi 900 mije euro, nje fitore 2,7 milione euro.

Nje skuader qe fiton te gjitah ndeshjet (13 te tilla) deri ne finale mund te dergoje ne shtepi totalin e 82,2 milione eurove ndermjet rezultateve dhe pjesemarrjes fikse.”

Dicka, ne krahasim me te kaluaren e ka humbur market-pool: varet nga vlera e te drejtave TV dhe kampionatet kombetare. Per Italine behet fjale per 50 milione euro: 25 milione per renditjen e fundit ne Serie A dhe 25 milione per rezultatet ne Championsin e ardhshem.

Pastaj eshte ranking historik, e reja e madhe:

“Eshte zgjedhur qe te llogariten 10 vitet e fundit ne Champions – nenvizon Gazzetta -”

“32 finalistet e Championsit do te renditen nga UEFA keshtu: e para (Real Madrid) do te marre 35,4 milione euro, Juventusi qe eshte e 6 do te marre 29,7 milione euro) ndersa eshte pak me e veshtire per te llogaritur sa do te fitoje Interi qe eshte ne vendin e 16 apo Napoli me Romen qe jane ne vendet 19 dhe te 24 respektivisht. Gjithsesi ato do te varen edhe nga skuadrat qe do te kualifikohen nga PlayOff. Por sa per shpjegim, duke u nisur nga Reali, per cdo pozicion qe zbritet ulet 1,1 milione euro.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.