Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

807 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Lyon: ja pese gjerat qe i kane bere me shume pershtypje Spallettit ne ndeshjen e djeshme

Inter-Lyon: ja pese gjerat qe i kane bere me shume pershtypje Spallettit ne ndeshjen e djeshme
Inter Club Staff

Nga ndeshja e dites se djeshme ndaj Lyon, Luciano Spalletti ka pasur pese gjera qe i kane bere me shume pershtypje (normalisht pozitivisht).

Kete gje ka shkruar sot Corriere dello Sport e cila i ka treguar ato me detaje.

Duket se paraqitja e Interit ne fushen e lojes ka kenaqur deri diku tranjerin e Interit qe po shikon edhe frutet e punes se veres dalengadale.

Keshtu i rreshton Corriere ne numrin e saj pese gjerat pozitive te vecuara nga Spalletti.

1 – Show i Lautaro Martinez perseri. Nuk mund te mohoet se nese Interi ka fituar dje, ka qene merita e tij. Ai eshte nje dem i vertete, jo me kot e quajne ‘El Toro”. Ishte i zoti te krijonte loje edhe nga krahet dje edhe pse e nisi pas shpines se Icardit.

2 – Matteo Politano ka treguar se ka tekniken e duhur dhe vullnetin qe Spalletti do per te bere mire edhe tek Interi. Ka provuar shpesh here driblimin nje kunder nje por ka sulmuar shpesh edhe ne kundersulm.

3 – Asamoah ne mesin e fushes dukej si nje top-player. Nga anet e tij nuk kalonte njeri por ai eshte treguar edhe shume i sakte. Nje pike referimi.

4 – Kjo eshte nje surprize por Dalbert nga ndeshja ne ndeshje ka pasur rritje. Ai ka filluar te pelqehet nga Spalletti edhe pse ne mbrojtje ka nevoje perseri per pune. Por duket ne rrugen e duhur.

5 – E fundit por jo me pak e rendesishmja eshte mbrojtja: zero gola te pesuar dje dhe nje super Handanovic: nuk ndodhte qe prej ndeshjes se pare miqesore kjo. Lyon ishte me perpara me pergatitjen sepse ata e fillojne kampionatin kete fundjave por Interi nuk leshoi asnje hapsire per ta.

Gjerat pozitive dje ndaj Lyon ishin me shumice por ne fushe u pa gjithashtu qe ka ende shume pune per tu bere. Gjithesesi, tek Interi mungojne kroatet te cilet rikthehen te premten dhe pse jo, mbase vijne 4 dhe jo 3, sic eshte parashikuar sepse sic tha edhe Spalletti, po enderron bashke me tifozet…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.