Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

307 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marotta del dhe flet hapur: “Rinovimi i Brozovic? Ja si qendron puna me te. Disa meritojne…”

Inter, Marotta del dhe flet hapur: “Rinovimi i Brozovic? Ja si qendron puna me te. Disa meritojne…”
Inter Club Staff

Eshte administratori i deleguar i zikalterve, Giuseppe Marotta, njeriu qe eshte prezantuar perpara Sassuolo-Inter diten e djeshme perpara mikrofonave te Sky Sport.

“Diferenca ndermjet golave te shenuar ne kampionat dhe ne Champions? Mendoj se eshte dicka komplet rastesore.”

“Ne Champions kemi luajtur me pak ndeshje me kundershtare te nje niveli te larte, kemi luajtur si te barabarte me ta, me Real Madrid dhe Shakhtar.”

“Por nuk mendoj se gjykimet duhet te behen perfundimtare ne kete faze te sezonit.”

Bilanci i Interit?

“Eshte nje situate qe ka prekur shume klube te medha europian. Gjtihcka ka te beje me pandemine dhe se si ka ndikuar ajo te futbolli.”

“Por mund te siguroj qe per momentin tek Interi ka siguri totale. Po paguajme rrogat si perpara pandemise, nuk kemi pagesa te prapambetura.”

“Kemi hequr dore nga asete te rendesishme, por bilanci i klubit vjen i pari. Vetem ashtu mund te besh nje skuader kompetitive.”

Sa e veshtire eshte qe te bashkosh dy aspekte: ate financiar dhe ate sportiv?

“Kujdesi ndaj bilancit vjen ne nje linje me ndertimin e nje skuadre. Kjo duhet te ndodhe ne cdo skuader italiane ne kete moment.”

“Vite me pare Italia ishte El dorado, lojtaret vinin dhe e mbyllnin ketu karrieren. Tani eshte nje kampionat tranzit. Ku shume lojtare vine ketu, luajne mire, dhe me pas duan te ikin diku ku mund te fitojne me shume.”

A prisni te kete likujditet tani te bilanci i Interit?

“Ne fakt po. Ky eshte nje operacion qe vjen ne nje linje me nevojat e Interit. Pas shitjeve te bera, ne jemi ne nje moment te mire financiar edhe pse situata e klubeve ne pergjithesi eshte e veshtire.:

“Zhang ka futur tek Interi rreth 700 milione euro investime. Ne jemi shume falenderues ndaj tij dhe do te bejme gjithcka qe ky sezon te luhet ne lartesine e duhur.”

Rinovimi i Brozovic? 

“Me Ausilion po punojme fort me rinovimet. Sigurisht jane disa momente per tu respektuar dhe gjithcka kerkon kohen e vet.”

“Por cdo gje ka dinamikat e saj. Ne po perballemi me rinovimet e lojtareve dhe ate te Brozovic ne menyre te qete sepse jemi te perqendruar te sezoni.”

“Nga ana e lojtareve kemi pare nje sens prekatesie ndaj fanelles dhe klubit qe me siguri ben qe ata ta meritojne nje promovim ekonomik per ate qe kane treguar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.