Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

434 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marotta do te ushtroje presing per Chiesa-n: ja dhe plani.

Inter, Marotta do te ushtroje presing per Chiesa-n: ja dhe plani.
Ardis
  • On 30/11/2018, 18:13

Duket se do te jete Federico Chiesa objektivi kryesor i Inter-it dhe Juventus-it per merkaton e ardhshme ne vere, me te dyja shoqerite te luftojne me nje strategji tashme te perpiluar, sic shpjegon Tuttosport:

“Ne gusht Beppe Marotta, ne kohen kur ishte huazuar Marco Pjaca tek Fiorentina, ka pershendetur drejtorin e pergjithshem te Fiorentine-s, Pantaleo Corvino me nje “do te shihemi”. Po, do te shihemi ne qershor te 2019 per Federico Chiesa”.

“Dita e takimi vazhdon te jete e vlefshme, por nderkohe gjerat kane ndryshuar pak. Marotta do te ushtroje presing mbi perlen e Fiorentine-s per llogari te Inter-it dhe jo te Juventus-it. Sigurisht nje kundershtar serioz me shume, duke pare edhe marredheniet e drejtuesit te ri zikalter me kolegun e toskaneve”.

“Fabio Paratici, student i Marotta-s eshte pergjegjesi i ri i sektorit sportiv tek Juventus-i, e di shume mire, por edhe i pergjegjshem se per te fituar ‘derby-n e Italise’ per Chiesa-n do te duhet akoma me shume dhe mbi te gjitha duhet te merren parasysh kerkesat e Fiorentine-s dhe te djaloshit”.

“Ja perse, sesi merkato mund te ndryshoje nga dita ne dite, ne keto momente eshte gjithmone Juventus-i ne kryesim per 21 vjecarin sulmuesin e krahut te Fiorentina-s”. I ndjekur nga shume klube europiane, Chiesa ka shprehur deshiren e tij per te qendruar ne Itali:

“Operacioni Bernadeschi eshte me shume sesa nje goditje. Ka sherbyer per te permisuar raportet midis Fiorentine-s dhe Juventus-it, ashtu sic e konfirmon huazimi i Marco Pjaca-s, por ka pasur nje efekt bindes edhe mbi ceshtjen Chiesa”.

“Lojtaret jane shume te vemendshem ndaj ketyre aspekteve, per me teper, deri me tani rrugetimi i Bernadeschit dhe Chiesa-s ka qene pothuajse e njejte. Sulmuesi i krahut te Fiorentina-s eshte i pergjegjshem se nese transferohet tek bardhezinjte nuk do te ishte menjehere titullar, sic mund ti ndodhe tek Inter-i, por shembulli nga ish shoku i skuadres vlen me shume sesa kalkulimet mbi minutat”.

Po persa i perket shifrave te operacionit? “Paratici do te beje gjithcka per te mbajtur avantazhin ndaj maestros Marotta, por nuk do te marre pjese ne ankand. Ideja e Juventus-it eshte ajo qe te investoje 50 milione € plus mundesine per te futur ne tratativa nje lojtar tjeter: pervec Pjaca-s, qe Fiorentina mund ta bleje duke ofruar 20 milione €, Corvino vazhdon te ndjeke me interes Riccardo Orsolini-n, sulmuesin e krahut bardhezi ne huazim tek Bologna”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.