Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

577 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marotta eshte shume afer blerjes super talentit shqiptar? “Ja detajet: me sa duket ai ka pranuar…”

Inter, Marotta eshte shume afer blerjes super talentit shqiptar? “Ja detajet: me sa duket ai ka pranuar…”
Inter Club Staff

Me sa duket Interi eshte me te vertete shume afer me nje talent me origjine shqiptare, qe ka edhe shtetesi irlandeze.

Behet fjale per pothuajse 16 vjecarin irlandes Kevin Zefi, qe mund te transferohe tek Interi e qe mund te jete thjesht i pari nga shume lojtare qe mund te largohen nga Britania e Madhe, pas daljes nga Bashkimi Europian.

Kete gje e ka zbuluar Ronan Finn, shoku i tij i skuadres te Shamrock Rovers, duek folur per The Irish Times.

“Tendenca ka qene gjithmone ajo qe te shkosh ne Angli, nderkohe tani mund te shkojne ne Belgjike, Holland…”

“Me Brexit ka nje problem, qe askush nuk e ka kuptuar ende, por qe do te rritet akoma me shume dita-dites.”

“Djemte irlandeze – shton kapiteni i Hoops – ne menyre tradicionale nuk do donin te shkonin ne keto vende, por nese Kevin do te largohet, mbase shume klube te tjera italiane do te vijne te bejne merkato ketu sepse talente ka me shumice.”

Finn, ne fund flet edhe per karakteristikat e Zefi: “Qe prej dites se pare mund te dallosh talentin tek ai, ka nje kapacitet teknik teper te madh.”

“Por futbolli nuk esthte vetem ajo: duhet te kesh uri, te punosh fort, te kesh sjelljen e duhur. Ka shume per te bere por Kevin ka potencial.”

“Interi eshe nje klub shume i madh, shume i madh, e theksoj dhe Kevin eshte nje djalosh qe ka talent te madh gjithashtu.”

“Une i uroj fat sepse eshte nej djalosh i mire pervecese nje futbollist mjaft i mire.”

Keshtu, duket se Marotta eshte shume afer Zefit, sepse fjalet e kapitenit Finn me shume duken si fjale lamtumire. Me sa duket, Interi do te siguroje nje talent tjeter e kesaj radhe ai eshte edhe me origjine shqiptare.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.