Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,953 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marotta gjen celesin per goditjen e madhe Bremer? “Me sa duket Torinos i eshte ofruar edhe kartoni i…”

Inter, Marotta gjen celesin per goditjen e madhe Bremer? “Me sa duket Torinos i eshte ofruar edhe kartoni i…”
Inter Club Staff

Nuk eshte vetem sulmi ne qender te ideve te Interit dhe te njerezve te merkatos te klubit zikalter ne kete moment.

Me sa duket, Marotta dhe Ausilio po mendojne ne menyre serioze edhe per repartin e mbrojtjes, ku Bremer mbetet objektivi numer nje.

Per kete gje flet sot Corriere della Sera, e cila tregon keshtu se Torino ka filluar te beje “numra” per kete tratative, por ata i kane duart e lidhura.

“Kur nje klub ka marreveshje direkt me lojtarin, nje skuader si Torino mund te beje shume pak edhe pse ata po kerkojne 40 apo 45 milione euro tani.”

“Por kjo gje duket e pamundur sepse lojtari ne kontraten e re qe ka nenshkruar me ta ka te drejten te largohet per rreth 15 milione euro ne janar dhe kjo i lidh duart Torinos.”

“Keshtu, ata do te duhet te dorezohen dhe me sa duket, per te shpejtuar pak gjerat, Marotta po ofron dy lojtare per Torinon.”

“Njeri dihet: eshte Pinamonti. Por lojtari i dyte eshte nje lojtar shume interesant dhe vjen direkt nga Primavera e Interit.”

“Behet fjale per Casadei qe eshte shume i kerkuar edhe nga skuadra si Empoli apo Sassuolo, me keta te fundit qe kane tentuar ta blejne edhe sezonin e kaluar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.