Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

592 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marotta i paralajmeron te gjithe tek Interi: “Nga jashte ne drejtimin tone po vijne mina. Conte? Te jeni te sigurt…”

Inter, Marotta i paralajmeron te gjithe tek Interi: “Nga jashte ne drejtimin tone po vijne mina. Conte? Te jeni te sigurt…”
Inter Club Staff

Ka qene nje jave shume delikate. Ka pasur shume zera per raporte jo stabel ndermjet Contes dhe klubit qe kane vene ne diskutim te gjithe ate qe ka bere Interi deri me tani.

Por nuk ka kohe per tu zhytur ne polemika, sepse eshte koha per te luajtur futboll dhe Interi u pergjigj dje ne fushe.

Gjithesesi, pak perpara ndeshjes, Beppe Marotta ka folur per keto tema dhe te tjera per mikrofonat e Sky Sport.

Ja kush kane qene fjalet e administratorit te deleguar te Interit, Beppe Marotta.

Zgjedhje per tu analizuar: Eriksen dhe Skriniar jane lene ne stol si per te thene se duhet te bejne me shume?

“Absolutisht jo. Me mire se Conte askush nuk vendos dot. Ai ben vleresimet e tua dhe eshte e drejte qe te beje edhe turn over edhe per situaten klimaterike. Duket dicka totalisht normale.”

E ardhmja, Interi deshiron te vazhdoje perpara me Conten?

“Nervozizmi dhe hidherimi per golat e pesuar ne minutat e fundit kane lene shume shije te hidhur. Duhet bere nje analize e thelle e rrugetimit qe nga fillimi e deri me sot.”

“Ai duhet te vleresonte kete sezon resurset qe kishte ne skuader dhe te permiresohej ne krahasim me te kaluaren.”

“Ne po mundohemi me te gjitha menyrat per ta bere kete. Maksimumi nuk ekziston, gjithmone ka dicka per te permiresuar.”

“E di Conte dhe e di edhe klubi. Puna ka qene shume e mire dhe duam te permiresohemi per te mos pasur asnje difernece me ata qe jane ne vendin e pare sot.”

Interi ka bere nje pune te mire ne merkato. A ju ka munguar rritja e lojtareve ne fushe?

“Ka qene nje vit anomal ky. Kemi pasur nje deshire per te mos rifilluar por nje detyrim per te rifilluar. Situatat po shihen.”

“Te tjera skuadra qe kishin humbur me pak ne fillim, kane filluar te humbasin tani. Post-pandemia eshte nje eksperience e re dhe ka shume problematika.”

“Kemi humbur pike me skuadra qe quhen provinciale, duhet te permiresohemi ne kete kendveshtrim.”

Conte eshte thene se mund te vendose te largohet. Sa ka te vertete ne kete?

“Nuk mendoj se do te kete absolutisht ndryshime ne nivel tranjeri. Nga ana e klubit ka kenaqesi per punen e Contes.”

“Eshte nje tranjer ambicioz si vete klubi, nuk duhet te harrojme qe eshte viti i tij i pare tek Interi dhe me skuadrat e tjera kemi kete diference: kane tranjere prej disa kohesh.”

“Eshte normale qe disa gjera mund te ndodhin rruges dhe qe bejne pjese ne dinamika te papritura.”

“Mund te shohim gabimet qe kemi bere, te mesojme prej tyre. Por ambicjet i kemi dhe duhet sjelle ne shtepi rezultati i deshiruar.”

Brozovic?

“Le te themi qe me siguri jane gjera qe nuk te pelqen qe te perballesh. Pertej gjobes, ka lojtare te rinj qe duhet te kuptojne qe ne jeten private duhet te jene me te kujdesshem.”

“Duhet te pushosh mire ne shtepi ne kete periudhe stresi e disa gjera thjesht nuk mund te behen. Gjoba eshte vene dhe pjesen e mbetur e vleresojme ne.”

Interi mund ta provoje qe te arrije e dyta ne kampionat dhe te fitoje Europa League. Nuk mund te mbrohet me shume Interi nga sulmet?

“Jam dakort. Emri i Interit eshte shume i rendesishem, eshte normale qe te kete kaq shume presion.”

“Shoh qe cdo dite nga jasht vijne bomba ne drejtimin tone dhe mina. Duhet te gjejme bindjen per aftesite tona dhe kapacitetin qe kemi.”

“Kjo nuk eshte nje alibi. Por demtimet per shembull ne mesfushe te sjellin nje pasoje qe ndikojne direkt ne ekonomine e ndeshjeve.”

“Ka shume demtime dhe eshte e veshtire te kesh lojtare ne dispozicion. Ne do luajme deri ne fund ne cdo kompeticion per te bere mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.