Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

568 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marotta ka nje liste me gjashte lojtare per krahun e majte: “Ne merkaton e janarit pritet nje sulm per…”

Inter, Marotta ka nje liste me gjashte lojtare per krahun e majte: “Ne merkaton e janarit pritet nje sulm per…”
Inter Club Staff

Me sa duket, ne oret e fundit ka dale ne pah nje liste me gjashte lojtare per krahun e majte te Interit per sa i perket merkatos.

Kete liste e ka bere me dije La Gazzetta dello Sport, e cila eshte ndalur keshtu te boshlleku qe ka lene Ivan Perisic dhe qe Gosens deri me tani nuk e ka mbushur dot.

Pervec emrave te njohur si Alfonso Pedraza, Ramy Bensebaini dhe Pasquale Mazzocchi, duket se jane shtuar edhe te tjere”.

“I pari eshte Borna Sosa, qe ka qene prane Italise edhe ne momentet kur Gosens mund te transferohej te Leverkusen”.

“Por ka edhe dy new entry: i pari eshte Fabiano Parisi i Empolit, qe eshte monitoruar edhe ne te kaluaren nga Inter”.

“Ai ka rinovuar para pak kohesh deri ne 2025 dhe po ndiqet me shume kujdes nga goxha skuadra italiane dhe europiane”

“Nderkohe, i dyti eshte nje njohje e vjeter e Serie A: behet fjale per belgun Timothy Castagne qe ka luajtur te Atalanta dhe sot eshte te LEicester”.

“Timothy Castagne ka nje kontrate deri ne 2025 me dhelprat dhe me 20 deri ne 25 milione euro mund te transferohet ne Milano. Ai madje po kerkon te shitet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.