Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

559 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marotta ka zgjedhur edhe goditjen e madhe ne krahun e majte. Gazzetta zbulon: “Gati oferta per klubin e Chelsea, Emerson Palmieri ne shenjester.”

Inter, Marotta ka zgjedhur edhe goditjen e madhe ne krahun e majte. Gazzetta zbulon: “Gati oferta per klubin e Chelsea, Emerson Palmieri ne shenjester.”
Inter Club Staff

Vijne te reja te rendesishme nga merkato zikalter sipas La Gazzetta dello Sport dhe numrit te saj te perditshem.

Interi, pasi ka blere Hakimin, ka ndermend qe te sistemoje edhe krahun e majte te mbrojtjes se saj.

Ausilio dhe Marotta me sa duket kane vene ne shenjester Emerson Palmieri, lojtarin e Chelsea qe eshte permendur edhe ne te kaluaren per nje kalim te mundshem tek Interi.

Kete shpjegon e perditshmja italiane e cila vazhdon edhe me tej: “Po shkohet ne kete drejtim nga ana e Interit.”

“Emerson Palmieri eshte emri i perzgjedhur. Interi e ka bere hapin e pare drejt lojtarit te krahut italo-brazilian te Chelsea.”

“Ne ditet e kaluara Interi ka marre nje informacion tek klubi anglez gjate diskutimeve per Moses por eshte lene qe gjithcka te diskutohet ne muajin gusht.”

“Interi e ka kuptuar qe ky operacion mund te behet. Chelsea nderkohe po shtyn per nje zgjedhje perfundimtare per lojtarin, por zikalterit nuk e perjashtojne edhe mundesine e huazimit me te drejte blerje.”

“Por vleresimi, sipas Interit, nuk do te jete poshte 30 milione eurove. Kjo per te bindur Chelsea se mbase do te ishte mire nese do e huazonin lojtarin, sepse parate qe mund te perfitonin jane jo pak.”

“Mbi lojtarin eshte edhe konkurenca e Juventusit. Emerson nderkohe nga ana e tij shtyn per te ardhur ne Itali dhe ai mendohet nga Conte si perfekt per skemen e tij.”

“Pastaj, ne te kaluaren ai ka luajtur nen urdhrat e Contes tek Chelsea dhe ka shkuar ne Londer pikerisht per deshiren e tranjerit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.