Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,362 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marotta kunder Wandes: “Me ka ardhur shume keq per fjalet qe ka thene dje. Ka genjyer sepse askush nuk i ka thene Icardit asgje.”

Inter, Marotta kunder Wandes: “Me ka ardhur shume keq per fjalet qe ka thene dje. Ka genjyer sepse askush nuk i ka thene Icardit asgje.”
Inter Club Staff

Ne diten e fitores se Interit 4-0 ndaj Lecces, ka folur per mediat edhe Beppe Marotta dhe fjalet e tij kane qene teper te rendesishme sepse ka zbuluar qe diten e djeshme Wanda Nara nuk ka thene gjera te vertata ne emisionin Tiki-Taka.

Ai ka folur per mikrofonat e DAZN perpara ndeshjes dhe administratori i deleguar i Interit ka shprehur keqardhje per Wanda Naren por ai ka folur edhe per Interin ne pergjithesi dhe ndeshjen e pare.

“Jemi shume krenare dhe teper falenderues ndaj tifozeve tane qe ne nje dite vere si kjo nuk kane zgjedhur pushimet por Interin.”

“Ky eshte nje tregues se sa shume rendesi ka skuadra e zemres per te dhe se sa shume e duan. Tani na takon neve te pergjigjemi ne menyren e duhur.”

KOMENTI MBI FJALET E PAVERTETA TE WANDA NARA DITEN E DJESHME – “Cfare me erdhi ne mendje kur degjova ato fjale? Me erdhi shume keq, ndjeva keqardhje kur i degjova si per kohen kur e tha por edhe per menyren se si i tha ato fjale.”

“Une mohoj kategorikisht qe ndonje drejtues i Interit dhe presidenti Zhang te kene folur me Icardin dhe ti kene thene te qendroje. E mohoj kategorikisht. Nuk ka ndodhur.”

“Kemi nje strategji te percaktuar tashme dhe nuk kthehemi me pas. E kemi thene kete gje ne momentin e duhur dhe e mendojme si te duhuren. Eshte strategjia jone dhe do te shkojme deri ne fund me kete strategji dhe askush tek Interi mund te ndryshoje ate qe kemi vendosur me vetedije te plote te gjithe bashke. Askush.”

Me pak fjale, diten e djeshme Wanda Nara ka genjyer kur ka thene “mbase Icardi ka folur me nje person qe vendos tek Interi dhe ai i ka thene te qendroje”.

Ka qene nje loje dinake kjo nga ana e Wandes qe edhe njehere e demton jo pak imazhin e Icardit brenda Interit, perpara shokeve te skuadres, ne syte e drejtuesve por edhe ne syte e tifozeve qe enderrojne ta shikojne pse jo nje dite perseri me bluzen e Interit veshur.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.