Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

117 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marotta merr vendimin e rendesishem per Lautaro Martinez? “Menjehere pas ndeshjes me Shakhtar…”

Inter, Marotta merr vendimin e rendesishem per Lautaro Martinez? “Menjehere pas ndeshjes me Shakhtar…”
Inter Club Staff

Lautaro Martinez deshiron qe te anulloje totalisht ndeshjen teper te dobet te zhvilluar nga ai disa dite me pare ndaj Genoas.

Lojtari ka qene shume kerkues me veten e tij ne kete ndeshje dhe pas zevendesimit, ka reaguar shume keq ne pankine.

Ai pasi ka dale nga fusha e lojes, ka goditur me grushte pankinen shume i pakenaqur me veten e tij per ate qe kishte dhene ne fushe.

Ne fillim u menduar se mos ai e kishte inatin me shoket e skuadres apo Conten, por ka qene vete lojtari qe ka sqaruar gjithcka ne Appiano diten e djeshme duke i kerkuar te gjitheve falje. Por me sa duket, tani eshte radha edhe per dicka shume te rendesishme per te ardhmen e El Toro.

La Gazzetta dello Sport shkruan: “Lautaro Martinez ka deshire qe te kerkoje falje, por deshiron ta beje kete gje ne fushen e lojes.”

“Interi nderkohe ka nevoje per Lautaron me te mire te mundshem duke pare se perpara eshte nje ndeshje shume e veshtire ndaj Shakhtar qe mund ta dergoje Interin ne vendin e pare ne grup.”

“Por menjehere pas kesaj ndeshje, me sa duket Marotta ka marre nje vendim te rendesishem: do te fillojne bisedimet me agjentet e lojtarit dhe vete Lautaron per rinovimin e kontrates.”

“Kjo shihet si nje levizje per ta bere El Toron qe te ndihet me i rendesishem te ky Inter, por qe ti japin atij edhe nje motivim te madh per pjesen e mbetur te sezonit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.