Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

524 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marotta po mendon te beje nje super goditje ne sulm? “Ja emri kryesor: ai eshte…”

Inter, Marotta po mendon te beje nje super goditje ne sulm? “Ja emri kryesor: ai eshte…”
Inter Club Staff

Ne faqet e Tuttosport flitet per merkaton e Interit diten e sotme dhe me ne vecanti per repartin sulmues te zikalterve.

Sipas te perditshmes torineze, eshte shume i mundur nje largim i Sanchez dhe kjo gje do te krijonte nje hapsire per nje sulmues te ri ne shtepine zikalter.

Po cfare karakteristikash do te kerkonte Interi? Ato te nje zevendes-Dzeko, pra nje sulmues i forte fizikisht por edhe nje pike referimi ne sulm.

Pikerisht per kete arsye duket se syte kane kaluar menjehere te Sassuolo, njesoj si ndodhi edhe ne veren e kaluar.

“Interi nje tentative te re do e beje me Sassuolon por nuk po flasim per Giacomo Raspadorin, i cili eshte objektiv per veren e ardhshme.”

“Po flasim per Gianluca Scamacca, i cili eshte prototipi ideal per zevendes-Dzeko”, lexohet ne faqet e gazetes italiane.

“Administratori i Sassuolos, Giovanni Carnevali, perpara ndeshjes ndaj zikalterve ka konfirmuar te gjitah thashethemet e veres.”

“Ne janar keshtu Interi do e provoje perseri per Scamacca qe ne vere vendosi te qendroje te skuadra e Sassuolos.”

“Ai ka refuzuar oferta nga Sampdoria, Verona dhe Cagliari, klube qe kishin tentuar te siguronin sherbimet e tij ne huazim.”

“Nderkohe, per te hapsira te Sassuolo ka qene e paket duke qene se sulmuesi titullar shihet Giacomo Raspadori.”

“Duke pare raportet mjaft te mira ndermjet klubeve nuk perjashtohet aspak mundesia qe ky operacion te mbyllet me nje huazim me te drejte blerje.”

“Nje ide tjeter eshte edhe ajo e lojtarit Lucca qe luan te Pisa, por konkurenca e larte dhe cmimi jo i favorshem e bejne kete piste te veshtire. Me pak fjale, Scamacca eshte ne rreshtin e pare.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.