Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

647 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marotta po projekton nje sulm ‘galaktik’: ja goditja surprize qe mund te vije nga Spanja

Inter, Marotta po projekton nje sulm ‘galaktik’: ja goditja surprize qe mund te vije nga Spanja
Inter Club Staff

“Ne kerkim te nje sulmuesi, ne menyre te deshperuar.” 

Ky mund te ishte titulli i lajmeve ne muajt e ardhshem ne shtepine Inter. Kjo sepse ne pritje qe te rikthehemi ne normalitet, duhen caktuar strategjite e merkatos per veren.”

Keshtu e hap shkrimin e saj sot Gazzetta dello Sport per sa i perket tratativave ne shtepine Inter ne prag te sezonit te ri ne pritje qe te kuptohet edhe e ardhmja e Lautaro Martinez.

Barcelona eshte ende ne presing e siper, por sipas te perditshmes italiane, nuk eshte ne gjendje dhe nuk ka si qellim te paguaje klauzolen.

Por Interi nga ana e saj ka nevoje edhe per nje sulmues tjeter per faktin se Sanchez do te rikthehet tek United dhe Esposito do te largohet.

DY CESHTJET E MERKATOS: MERTENS DHE WERNER – Fakti qe Chelsea ka aktivizuar klauzolen e rinovimit per Oliver Giroud e ben Interin qe te privohet nga nje goditje potenciale ne merkato.

“E keshtu, duke qendruar gjithmone ne mesin e parametrave zero, per Interin kthehet ne menyre prepotente emri i Dries Mertens, ende shume larg nga rinovimi me Napolin.”

“Interi eshte ne dritare dhe po pret rastin e duhur per te mbyllur kete marreveshje (gjithmone nese nuk e ka mbyllur akoma duke pare qe zikalterit levizin ne sekret te plote kur vjen puna te merkato).”

La Gazzetta dello Sport nderkohe tregon edhe se nese Lautaro largohet, ne preventiv eshte futur edhe nje goditje e madhe. Behet fjale per Werner i Liepzig qe ka ne kontrate nje klauzole prej 60 milione eurosh.”

“Nje goditje e veshtire kjo, por Interi eshte ne pune edhe pse konkurenca e Liverpool dhe Bayern eshte shume e madhe.

“Alternativat per momentin jane Martial (United), Jovic (Real Madrid), Osimhen (Lilla) dhe Aubameyang (Arsenal).”

“Nese Lautaro Martinez do te largohet, Interi do te vazhdoje te kete nje sulm galaktik me emra te fashes se pare te futbollit europian.”

KUJDES, SYTE TEK KRAHET E MESFUSHES (OSE MBROJTJES) – Interi do te behe operacione ne hyrje jo vetem ne sulm, por edhe ne krah ku ka shume nevoje per lojtare me cilesi.

Te vetmit qe do te qendrojne dhe e kane te sigurt qendrimin jane Young dhe Candreva, me kete te fundit qe eshte afer rinovimit.

Nderkohe, Moses dhe Biraghi jane afer largimit. Por pikerisht ne krah ka dal ne pah nje emer totalisht i ri nga Spanja ne menyre surprize.”

Behet fjale per Emerson Royal: “Ne ditet e fundit ka pasur nje emer te ri, ai i brazilianit Emerson Royal, mbrojtes i krahut te djathte brazilian dhe qe luan per Betis.”

“Emerson eshte vetem 21 vjec dhe luan titullar fiks ne nje skeme 3-5-2, skema perfekte e Contes.”

“Ne Liga ai kete vit ka bere 3 gola por ka treguar se ka cilesi shume te mira edhe ne mbrojtje:  eshte nje lojtar interesant dhe i afte te beje te dy fazat e lojes. Nje progresion ai i Emerson qe ka sjelle edhe debutimin me kombetaren e pare te Brazilit.”

Keshtu ka shpjeguar Gazzetta dello Sport faktin se Interi ka nje emer te ri ne axhenden e saj por pa harruar edhe idete per krahun e majte: nje brazilian tjeter qe luan per Chelsean, Emerson Palmieri.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.