Inter, Marotta po tenton nje goditje tjeter te United? “Kesaj radhe behet fjale per sulmuesin…”
Interi eshte shume e kujdesshme per merkato ne ardhshme per shume arsye dhe prandaj edhe Marotta po punon prej kohesh.
Interi nuk deshiron te preke shume skuadren aktuale, por ne te njejten kohe, deshiron ta perforcoje ate.
Per kete arsye, sipas asaj qe flitet sot nga The Mirror ne Angli, Marotta i ka hedhur perseri syte nga Premier League.
E vecanta eshte se administratori i deleguar i Interit po tenton te rrembeje nje tjeter lojtar nga skuadra e Manchester United.
“Pas blerjes se Young, Lukaku dhe Alexis Sanchez, me sa duket tashme nje tjeter lojtar i Red Devils mund te transferohet ne Milano.”
“Interi po shikon me shume kujdes pisten Cavani i cili duket se mund ta perfundoje aventuren e tij vetem pas nje viti me United.”
“Marotta e ka pelqyer gjithmone ate dhe sipas tij, goleadori uruguajan mund te jete njeriu i duhur per te pasur rolin e zevendesit te Lukakut.”
“Normalisht Cavani eshte nje pelqim i vjeter edhe i Contes, por shume do te varet ne kete histori edhe nga kerkesa per rroge e Cavanit qe vetem nje sezon me pare ka pasur kerkesa marramendese.”