Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

637 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marotta po tenton treshen spektakolare ne merkato: ja emrat dhe detajet!

Inter, Marotta po tenton treshen spektakolare ne merkato: ja emrat dhe detajet!
Inter Club Staff

Shitja ne menyre perfundimtare e Mauro Icardit tek Paris Saint Gemain eshte tashme dicka e bere dhe po pritet vetem zyrtarizimi.

Interit do i vijne 50 milione euro plus 8 bonus. Nje largim ky qe ka turbulluar jo pak keto kohe ambjentin tek Interi por qe me ne fund ka hapur dyert e merkatos hyrese tek zikalterit.

Emri i pare ne krye te listes nuk eshte nje sulmues ama, por Sandro Tonali. I riu i Bresciash eshte perforcimi i duhur (konsiderohet keshtu nga Interi) per mesfushen zikalter.

Cellino kerkon 50 milione euro, nderkohe qe Interi deri me tani mund te shkoje ne 35 milione euro.

Por sulmi mbetet nje nga repartet ku Interi do te pesoje nje revolucion te vertete. Nese Sanchez ka ende ndonje shans te qendroje, nje nga situatat qe shqeteson eshte ajo e Lautaro Martinez.

Ai po kerkohet me ngulm nga Barcelona dhe nuk ka siguri nese do te qendroje tek Interi sezonin qe vjen apo jo.

Por sipas asaj qe tregon Sport Mediaset, Marotta po enderron nje treshe magjike per Interin ne kete moment: Lacazette nga Arsenal, Matheus Cunga nga Hertha dhe Sandro Tonali.

E mbase, per ti shtuar kesaj treshe edhe emrin me parameter 0, Edinson Cavani qe nuk eshte ende i bindur per rikthimin ne Serie A.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.