Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

966 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marotta tregon gjithcka: “Suning po iken? Dua ti them te gjithe tifozeve te Interit…”

Inter, Marotta tregon gjithcka: “Suning po iken? Dua ti them te gjithe tifozeve te Interit…”
Inter Club Staff

Vetem pak minuta perpara ndeshjes Inter-Juventus, Beppe Marotta ka folur per mikrofonat e Sky Sport.

Keto kane qene deklaratat e administratorit:

Te Interi i sotshem a shikon ndonje pike kontakti me Juven tende?

“Une sot mund te flas vetem per Interin. Interi eshte nje nga skuadrat me te forta dhe me te rendesishme ne bote.”

“Flet historia e saj per te. Ka pasur nje periudhe tranzicioni dhe duam te rikthehemi ne maje, kjo sfide ka nje rendesi te vecante ne terma prestigji.”

“Kemi nje detyre ne drejtim te tifozeve: te japim maksimumin dhe te bejme rezultat.”

Ceshtjet e pronareve: a ka ndonje te re? Skuadra kushtezohet nga zerat?

“Dua te qetesoj te gjithe tifozet e Interit: Interi do te vazhdoje perpara me stabilitetin e saj dhe te gjithe e garantojne kete qetesi.”

“Nuk jemi ne nje situate alarmi, klubi po vlereson cdo situate me kujdes e une nuk mund te them asnje mendim personal tani. Por eshte e drejte qe pronaret te bejne ate qe eshte e drejte per Interin.”

A e njihni tekstin e fjalimit qe do te beje Conte perpara skuadres sot?

“Jo, nuk e njoh. Mund te them qe ne, si drejtues, jemi shprehur shume afer skuadres, i kemi ndjekur dhe mbeshtetur nga afer.”

“Jam i bindur qe do te kete nje ndeshje teper te bukur nga ana jone. Per te tjerat, tashme keto diskutime njihen.”

Eshte nje ndeshje me e ndjere per ju kjo?

“E thash edhe me pare, ndeshja eshte ende ne nje moment te hershem te sezonit, por vlen nje copez te mire prestigji.”

“Te gjithe tifozet tane mezi po presin te festojne dhe duan te shohin nje skuader te bukur.”

“Por mbeten shume ndeshje per tu luajtur dhe shpesh here kalohet ne disa tema qe nuk kane shume lidhje.”

“Ne na intereson edhe paraqitja e bukur sot.”

Merkato: per Eriksen a po leviz dicka ne Premier LEague? Ne rast se po, a do te kete zevendesues per te?

“Ne kemi vendosur disa linja guide me pronaret: keshtu, mos prisni asgje te madhe ne merkato.”

“Ky eshte nje grup qe duhet respektuar  e si pasoje ka shume mundesi qe te vazhdohet perpara me keta lojtare.”

“Ausilio po punon per Eriksen dhe kur do te kete dicka konkrete, do te jemi te paret qe do ju informojme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.