Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,144 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marotta vendos ‘veton’: “Keta tre lojtare nuk preken ne merkato: asnje shans qe te largohen.”

Inter, Marotta vendos ‘veton’: “Keta tre lojtare nuk preken ne merkato: asnje shans qe te largohen.”
Inter Club Staff

Shitja e nje lojtari te rendesishem eshte nje lajm qe po shkruhet shume keto dite nga Corriere dello Sport per Interin.

Por deri me tani, per kete gje nuk ka ende konfirmime dhe media te tjera flasin per idene e Interit per te shitur lojtare te dores se dyte vete.

Por nga ana tjeter, duket se ka nje ane per te cilen flet Il Giornale, e cila flet per Marotten qe ka vene veton per shitjen e tre lojtareve.

Sipas tyre, Beppe Marotta nuk deshiron te heqe per asnje arsye dore nga keta tre lojtare gjate merkatos se veres.

“Ne bilancin e 2021-2022, Inter do ta mbylle me nje plus nga merkato rreth 60 milione euro dhe me nje ulje pagash prej 15%.”

“Por kjo sdo te thote se Inter do te duhet te shese me patjeter nje lojtar te madh, apo si quhen sot, TOP PLAYER.”

“Keshtu, Marotta nuk deshiron te preke ne asnje moment Skriniar, Barella dhe Brozovic. Nderkohe qe ka siguri se as Bastoni dhe as Lautaro nuk do te largohen sepse Interi kerkon shume miliona per ta.”

“Ideja e Marottes dhe e Ausilios eshte qe te kursehen para nga largimi i disa lojtareve me page te larte por edhe nga shitja e disa lojtareve te rinj qe kane bere mire ne huazim si Pinamonti.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.