
Inter, Marotta zbulon gjithcka: “Per mua eshte thene nje genjeshter e madhe. Tek Interi kurre nuk…”
Vetem pak perpara se te fillonte Inter-Roma, Beppe Marotta eshte ndalur perballe mikrofonave te DAZN per te folur per ndeshjen.
Keto kane qene fjalet e tij:
Presion mbi Interin per Scudetton: me shume nga jashte apo nga brenda?
“Komunikimi eshte nje menyre per te derguar mesazhe, si brenda por edhe jashte.”
“Brenda, ka mesazhe qe e bejne nje familje te eci perpara, bashketese. Shihet me shume e verteta nga brenda.”
“Nderkohe, nga jashte, eshte dicka tjeter. Nese duam te arrijme objektiva, presioni eshte pozitiv.”
Kalendari perseri i ngjeshur per Interin.
“Ka 18 pike ne dispozicion dhe nuk jane pak. Duam te bejme maksimumin, por ka kundershtare te forte qe mund te na hapin probleme.”
“Duam te fitojme, natyrisht, edhe ndaj Romes. Te mos harrojme edhe nje finale Kupe qe kemi per te luajtur ne Rome. Duhet te jemi te zotet per keto situata.”
Duke pare merkaton kete vit, skuadra ka mbetur shume kompetitive…
“Po flasim per nje skuader te forte, te rritur ne kohe. Pothuajse totaliteti i ketyre lojtareve vine nga disa sezone me fanellen e Interit dhe kane nje mentalitet fitues.”
“Luhet per nje fanelle prestigjoze dhe duhet luftuar per te fituar. Duhet te jete nje stimul pozitiv ky. Gjithmone.”
Eshte e vertete qe ti zgjodhe Conten perpara Mourinhos ne 2019?
“Kjo eshte nje genjeshter qe eshte thene per mua. Nuk eshte e vertete. Ne kemi zgjedhur Conten ne menyre te drejte sepse kemi dashur ate qe ne momentin e pare.”
“Nderkohe, Mourinho ishte i lidhur ne ate kohe. Zgjedhja duke pare rezultatet ka qene e drejte, por kjo nuk do te thote se kam ulur figuren e Mourinhos duke zgjedhur Conten: po flasim per dy profesionista te medhenj.”