Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,473 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, marreveshje e re me Titan. Thohir: “Kina e rendesishme per ne. Duam…”

Inter, marreveshje e re me Titan. Thohir: “Kina e rendesishme per ne. Duam…”
Ardi Deda

Do te jete akoma Titan Media qe do te prese, do te perktheje dhe do te zhvilloje versionin kinez te inter.it deri ne perfundim te sezonit 2015-2016, dhe nuk do te limitohet vetem ketu, por gjithashtu do te ofroje profesionalizmin e saj per te zgjeruar dhe rritur ne rrjetet sociale kineze pranine zikalter, dhe do te hape sherbimet per celularet.

Inter dhe Titan bashkepunojne qe nga viti 2011, per te rritur numrin e tifozave dhe per ti dhene jete iniciativave te ndryshme per te rritur marken e klubit. Titan do te vazhdoje te shoqeroje klubin ne iniciativat per marredheniet publike ne Kine, dhe do te jape suportin mediatik gjate vizitave zyrtare dhe turneve te klubit.

“Jemi te kenaqur qe konsolidojme raportin tone me Titan -ka deklaruar presidenti Erick Thohir- dhe i siguroj te gjithe tifozave tane kinez ne bote qe do te kene ne gjuhen e tyre te gjithe lajmet e fundit qe vijne nga klubi. Titan ka qene nje partner i yni i besueshem ne tre vitet e fundit, tani duam te perforcojme dhe te rrisim bashkepunimin tone ne kete vend shume te rendesishem per ne”.

Presidenti ka vazhduar: “Jemi krenare per tifozet tone ne Kine, jane nder me te apasionuarit dhe kane treguar qe e ndjekin skuadren tone me nje pasion te palekundur”.

Zhang Dunnan, president i Titan media, ka thene: “Inter per ne eshte nje partner kryesor, do te vazhdojme ta bejme te ndihet me prane miliona tifozeve qe ka ne Kine. Shpresojme qe te zhvilloj ndeshje ne Kine, pas pritjes fantastike ne Pekin ne 2011-en per Superkupen Italiane”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.