Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 19, 2022

Scroll to top

Top

3,747 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter mbetet e shtangur me mesazhin e fundit te Lukakut: “Mos me prisni te henen ne Appiano, do jem…”

Inter mbetet e shtangur me mesazhin e fundit te Lukakut: “Mos me prisni te henen ne Appiano, do jem…”
Inter Club Staff

Nga Costa Smeralda ne Puntaldia: Romelu Lukaku nderron location, por nuk nderron deshiren e tij per te ardhur ne forme per grumbullimin ne Appiano.

E bashke me te, edhe Andre Onana. Gjate miqesive te perbashketa dhe disa kontakteve te vjetra, ata kishin nevoje per pak fushe per tu stervitur.

E kane gjetur keshtu ne Sardenje, duke u stervitur bashke ne ditet e kaluara dhe duke kaluar nje kohe vertete te mire.

Kete gje e ka treguar Matteo Sechi, pergjegjesi i komunikimit te Olbia per La Gazzetta dello Sport, por me sa duket, Lukaku ka shtangur perseri Interin ne oret e kaluara.

“Romelu fillimisht kishte habitur te gjithe kur kishte thene se ne Appiano Gentile do te vinte diten e hene, jo diten e enjte kur i takonte”.

“Por sulmuesi belg ka vendosur ti shtange perseri pergatitesit tek Interi me nje mesazh te derguar diten e djeshme”.

“Mos me prisni diten e hene – ka thene ai – Ne Appiano Gentile do te me keni qe diten e premte, e kam vendosur”.

“Keshtu, ai do te jete nje nder lojtaret e pare qe do te mberrije ne qendren stervitore te Interit, vetem 48 ore pasi skuadra e Inzaghit do kete vene kembe ne Appiano me shume mungesa per shkak te kombetareve qe shtyne pushimet per shume lojtare”.

“Per te mos lene menjane pastaj qe Lukaku kishte marre me vete ne Sardenje nderkohe qe ishte me pushime edhe pergatitesin atletik te Kombetares se Belgjikes per te zhvilluar nje plan te mirefillte te rikthimit ne forme”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.