Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 5, 2020

Scroll to top

Top

416 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter mbush 110 vjet: super gala nga ana e klubit. Pritet Ronaldo Fenomeni?

Inter mbush 110 vjet: super gala nga ana e klubit. Pritet Ronaldo Fenomeni?
Inter Club Staff

Inter mbush 110 vjet ne 09 mars dhe festa do te jete e dyfishte. Ne diten e ditelindjes eshte parashikuar nje darke gala me shume lojtare te se kaluares.

Nder keta, sic tregon La Gazzetta dello Sport, disa do te futen perfundimisht ne Hall of Fame (lojtare qe te pakten kane fituar te pakten nje trofe me Interin dhe te kene tre vite qe e kane lene futbollin e luajtur e me pas do te perzgjidhen nga nje komision i perbere nga tifoze, gazetare, punonjes zikalter duke perfshire edhe skuadren e pare) e do te zyrtarizohen gjate mbremjes gala.

Nder ata qe priten eshte edhe Ronaldo, ai i verteti. Shpresa eshte qe Fenomeni te qendroje ne Milano edhe per fazen e dyte te festimeve.

Faza e dyte do te perfshije ne menyre direkte edhe publikun zikalter, duke qene se do te zhvillohet perpara deshjes Inter-Napoli e cila eshte e programuar ne daten 11 mars ne oren 20:45.

Duke pare edhe rezultatet sportive – kjo sfide eshte ne mes te treshes se ndeshjeve qe perfshin Milanin dhe Sampdorian – pritet qe te jete nje ndeshje me te vertete speciale jo vetem per domethenien por edhe nga ana sportive.

Per kete okazion do te studiohen edhe promocione te ndryshme per tifozet, do te rikthehet Inter Village (afer hyrjes numer 6) e do te kete muzike por edhe zbavitje te cdo lloji.

Kulmi i festimeve pritet te jete ne 20.30 ne nje Meazza qe do te vishet ne menyre te vecante dhe spektakolare, me ngjyre zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.