
Inter, me ne fund vjen goditja e radhes. Corriere zbulon: “Menjehere pas Getafes do te zyrtarizohet blerja e Alexis Sanchez.”
Ka qene me siguri nje ndodhi e rende ajo qe beri Antonio Conte pas ndeshjes ndaj Atalantes ku prakitikisht i sulmoi te gjithe.
Por nuk duhet harruar se te merkuren zikalterit do te luajne nje ndeshje shume te rendesishme ndaj Getafes.
Zikalterit do duhet te mundin spanjollet per te kaluar ne Final Eight te Europa League qe do te luhen ne Gjermani.
E keshtu, sipas Corriere della Sera, menjehere pas kesaj ndeshje, Interi do te zyrtarizoje goditjen e radhes ne merkato.
“Ne mes ndodhet skuadra, qe do te luaje te dielen ndaj Getafes, dhe perqendrimi natyrisht qe per momentin eshte aty.”
“Por nderkohe Interi po ben gati blerjen me te re te saj: do te blihet Alexis Sanchez per 15 milione euro nga Manchester United dhe do te zyrtarizohet menjehere pas kesaj ndeshje.”
“Conte e ka konsoliduar shume grupin dhe ata ndihen te bashkuar si nje trup i vetem per te luftuar per trofeun e fundit qe mund te shpetoje vertete sezonin.”
“Conte mbi te gjithe deshiron ta mbylle me nje trofe tek Interi kete sezon, ose pse jo, edhe aventuren e tij tek Interi. Por ajo qe ka rendesi tani, eshte se pas Getafes, Interi do te zyrtarizoje blerjen me te fundit: Alexis Sanchez qe do te luaje per te pakten edhe 2 sezone me Interin.”