Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

579 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, me shume Strootman se Nainggolan per mesfushen: ja motivet. Per Rafinhan duket se…

Inter, me shume Strootman se Nainggolan per mesfushen: ja motivet. Per Rafinhan duket se…
Bujar Berishaj

Syte te mesfusha, syte ne kryeqytet.

Interi ne kete moment po mendon te sistemoj bilancin dhe perqendrohet te shitjet dhe plusvalenat, por nga korriku do te punoj per t’i dhene Luciano Spallettit nje skuader akoma me kompetitive.

Keshtu duhet perforcuar nje repart ku ne sezonin e fundit ka pasur disa probleme, pra mesfusha. Dhe keshtu, edhe me dirigjimin e trajnerit, dirigjenca zikalter po shikon ne shtepine e Romes ku luajne disa lojtar qe Spalletti do t’i priste krahehapur.

Fjala eshte per Kevin Strootman dhe Radja Nainggolan.

Me blerjet qe po ben Monchi keto dite, eshte e mundshme qe ne korrik te sakrifikohet nje mesfushor per bilancin. Dhe mes dy lojtareve te permendur me larte, ai me i lehte per t’u arritur nga Interi nuk eshte belgu por holandezi.

Motivet? Roma do te preferonte qe te largonte ate, ka nje klauzole prej 32 milione duke mos pasur keshtu vend per negociata dhe agjentet e Strootman jane te njejte me ata te De Vrij qe lehtesisht ka arritur nje akord me Interin per sezonin e ardhshem, me raportet mes paleve qe jane te shkelqyera.

Keshtu, per sot, Strootman eshte mesfushori i Romes qe ka me shume mundesi qe te kthehet qe te punoj me Spallettin serish.

Nese ky operacion do te konkretizohej do te kishte pasoja per mesfushen e Interit. Holandezi do te ishte perfekt perkrah Marcelo Brozovic para mbrojtjes, kurse Nainggolan do te duhej te luante me perpara ne zonen e trekuartistit.

Ne te njejten kohe do te rriteshin edhe mundesite per Rafina Alcantara per te cilin Interi duhet te gjej akoma nje marreveshje me Barcelonen per rinovimin e huazimit. Ne kete drejtim, zikalterit jane te orientuar qe te paguajne per huazimin ne menyre qe te mesfushori te vazhdoj ne Milano.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.