Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

337 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, me Vidal po ndodh dicka e mrekullueshme: “Ja gjesti qe beri lojtari ndaj Sassuolos: ne momentin kur…”

Inter, me Vidal po ndodh dicka e mrekullueshme: “Ja gjesti qe beri lojtari ndaj Sassuolos: ne momentin kur…”
Inter Club Staff

Arturo Vidal eshte ne kerkim te gjetjes se nje vendi te rendesishem tek Interi pas nje sezoni te pare zhgenjyes me zikalterit.

Kiliani po provon me te gjitha menyrat qe te fitoje nje fanelle titullari edhe pse ka nje pune te veshtire: perballe ka dy te paprekshem si Marcelo Brozovic dhe Nicolo Barella.

Gjithesesi, sjellja e Vidal eshte vleresuar shume nga skuadra keto kohe por edhe nga tifozet zikalter dhe stafi i Inzaghit.

Kete gje e nenvizon Tuttosport e cila sot tregon nje gjest te madh qe lojtari ka bere gjate ndeshjes ndaj Sassuolos ne fundjave.

“Po behet shume i rendesishem Arturo Vidal dhe po ndodh dicka e mrekullueshme: ai duket se po gjen dimensionin e tij ne boten Inter.”

“Lojtari po kerkon me cdo menyre te tregoje vlerat e tij, dicka qe nuk e ka bere dot ne sezonin e tij te pare me Interin.”

“Ishte emblematik gjesti i tij perpara penalltise se shenuar nga Lautaro Martinez. Ish-lojtari i Barcelones i eshte drejtuar tifozeve zikalter aty me shume grinte dhe ka kerkuar me duar e me kembe qe ata te mbeshtesin skuadren.”

“Nje menyre kjo per te karikuar edhe Lautaro Martinez qe kishte nje detyre te veshtire: te mos gabonte si Dimarco nje jave me pare.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.