Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

5,823 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Meazza rikthehet te jete fortese. Zhang Jindong nje hajmali e gjalle. Terheqje veshi per Gabigol…

Inter, Meazza rikthehet te jete fortese. Zhang Jindong nje hajmali e gjalle. Terheqje veshi per Gabigol…
Inter Club Staff

Mund te jete thjesht mbyllje cikli, por kur Interi eshte ne mes, me mire ta marim me qetesi dhe pa shume eufori.

Nga humbja ne ndeshjen e fundit te vitit te kaluar pikerisht ndaj Lazios deri tek fitorja e djeshme ndaj te njejtit kundershtar cfare nuk ka kaluar skuadra zikalter. Nje pjese te dyte sezoni katastrofik ne sezonin e kaluar, ku u hodh poshte nje gjysem sezoni i pare, largimi i Mancinit disa dite perpara se te fillonte Serie A, ardhja dhe ikja e De Boer e deri tek ardhja e Stefano Piolit pas disa intervistave me tranjere te ndryshem nga Suning. Nje 2016 absolutisht i turbulluar, pa shume kenaqesi ne fushe, e qe jemi te sigurte qe askush prej nesh nuk do i mungoje nje sezon i tille e te gjithe shpresojme per nje 2017 shume me te mire, pak a shume nje Interi si ne tre ndeshjet e fundit ku ka fituar gjithmone e nuk ka pesuar asgje. Ndeshja me Lazion eshte shembulli perfekt.

Shume sinjale pozitive me ne fund qe nuk mund te mohoen: e nisim qe tek ndeshja e trete pa pesuar gol, gje qe askush nuk do ta kishte menduar me ate qe ka treguar Interi kete sezon dhe tek drejtimi teknik i meparshem plot me gabime, duke kaluar tek ndeshja e peste rresht qe fitohet ne kampionat, e shtata rresht qe fitohet ne shtepo duke llogaritur edhe Europa League e duke perfunduar tek afrimi me zonen e Europes ne muajin e fundit e me vendin e trete (ne pritje te Napoli-Fiorentina) vetem kater pike larg. Buzeqesh Pioli i cili ka rikthyer ne shina nje skuader pothuajse te humbur ne cdo aspekt e qe ka ditur te mbledhe me te miren e djemve ne dispozicion. Mesatarja e pikeve zikalter ka kaluar nga 1,27 per ndeshje ne 2,17 per ndeshje.

Ne Meazza, ne syte vigjilent te hajmalise Zhang Jindong (me te ne tribune 3 fitore dhe vetem nje barazim), Interi ka zhvilluar ate qe pa frike mund ta quajme paraqitjen me te mire sezonale pas asaj me Juventusin. Nje formacion qe kualitetet sumuese i ka me shumice e nuk i jane vene kurre ne diskutim, por qe tashme ka arritur edhe gjendjen e duhur fizike dhe mentale, duke treguar ne fushe nje rritje te vertete. Me ne fund skuadra ka arritur te shenoje, mos pesoje, te administroje, te luaje si skuader, me perqendrim dhe sakrifice. Mire eshte pare edhe Geoffrey Kondogbia, i shtyre edhe nga duartrokitjet e San Siros dhe i ndihmuar nga personaliteti i Brozovic i cili me ne fund po luan me vazhdimesi. Ne fund, te ben te buzeqeshesh edhe publiku dhe entuziazmi i treguar ne drejtim te Gabigol qe nga momenti qe ky i fundit veshi tutat e lojes. Braziliani, duke u ndjere borxhli ndaj publikut, dhuroi disa gjera te bukura ne fushe ne ato pak minuta qe luajti, por mori nje terheqje veshi edhe nga Pioli perpara mikrofonave. Tekniku zikalter i kerkon atij gjera konkrete ne fushe dhe efikase e ta kete prioritet kete gje, sepse pa rezultat nuk sherbejne asgje fintet, e nese braziliani deshiron te luaje me shume, ben mire ta degjoje teknikun e tij, edhe pse shume tifoze zikalter nuk do te jene dakort…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.