Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

602 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, mediat ne Itali tregohen te pameshirshme: “Ja kush ishte lojtari me i keq dje ne fushen e lojes: e pabesueshme…”

Inter, mediat ne Itali tregohen te pameshirshme: “Ja kush ishte lojtari me i keq dje ne fushen e lojes: e pabesueshme…”
Inter Club Staff

Interi ka pasur dy fytyra ne ndeshjen e saj ndaj Torinos diten e djeshme ne Meazza, ku u gjet edhe ne disavantazhin e dy golave.

Skuadra e Contes ka luajtur nje ndeshje te gjate dhe te pervuajtur per me shume se nje ore, dhe ne fund fale nje permbysje ka arritur te marre tre piket dhe pak frymemarrje per ndeshjet e radhes.

Nderkohe, keto me poshte jane notat e lojtareve me te mire dhe atyre me te dobet sipas mediave te shkruara italiane.

SIPAS LA GAZZETTA DELLO SPORT: 

ME TE MIRET:

LUKAKU 8 – Merr pjese te te katert golat, dy i firmos vete. Mbetet i izoluar, per rreth nje ore. Por me pas me personalitet del ne pah dhe ndihmon Interin.

LAUTARO 6.5 – Mbi te gjitha, i jep nje dore Lukaku, dhe propozohet edhe sio trekuartist kur Sanchez ecen perpara. Shenon, qe per nje sulmues eshte gjithmone nje plus shume i madh.

HANDANOVIC 6.5 – Ndeshje shume e mire ne 60 minutat e para ku ben disa nderhyrje te rendesishme, qe evitojne deme me te medha per Interin. Asnje pergjegjesi te golat e kundershtareve.

ME I KEQI NE FUSHEN E LOJES:

YOUNG 5 – Gjithmone ne veshtiresi ndaj te riut Singo, qe madje i rremben edhe nje penallti me shume dinakeri per golin e 0-2. Me te vertete e cuditshme per nje lojtar aq me eksperience sa ai.

SIPAS CORRIERE DELLO SPORT:

ME TE MIRET

LUKAKU 8 – Dy gola, nje assist, nje traverse dhe nje shtylle. Nje pjese e pare tmerrshme: por ai eshte nje faktor ku Interi nuk mund te heqe dot dore. Ne 2020 ka shenuar 29 gola. Bomber i vertete.

SANCHEZ 7 – Vote jo e thjeshte, sepse ka bere shume gabime e nder to edhe nje humbje topi qe shkakton golin e 0-1. Por si trekuartist ben shume mire, shenon golin e 1-2 dhe jep assist per 2-2. Me siguri deciziv per fitoren.

LAUTARO 7 – Nje zevendesim deciziv. Ve kembe ne aksionin e 2-2, shenon per 4-2 dhe lufton shume: futet me mendjen e duhur, prej nje demi te vertete.

ME I KEQI NE FUSHEN E LOJES:

YOUNG 4.5 – Me vonese ndaj Zaza qe shenon, shkelmon Singo dhe fal nje penallti. Nje ndeshje per tu harruar per te.

SIPAS TUTTOSPORT

ME TE MIRET

LUKAKU 8 – Si nje ciklon i vertete perplaset me Torinon ne pjesen e dyte: dy gola, nje shtylle dhe nje traverse e nje assist ne fund per Lautaron. E veshtire qe te gjendet nje menyre me e mire per tu kunderpergjigjur per dopieten e CR7 ndaj Cagliarit.

BARELLA 7 – Edhe ne pjesen e pare nje nder me te miret nga skuadra e tij. Anullon Linetty dhe e mbyll me 10 topa te rekuperuar: luani i zakonshem.

ME I KEQI NE FUSHEN E LOJES:

YOUNG 4.5 – Me Singo u pa menjehere se do te ishte nje dite e veshtire. Gabon pothuajse gjithcka ne kete ndeshje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.